Një shqiptar është vrarë në burgun e Koridalosit në Greqi, ku sapo ishte transferuar.
Ai është Albert Bako dhe sipas të përditshmes ‘Protothema’, u vra nga anëtarë të një bande rivale, të cilët kishin mësuar transferimin e tij nga burgu i Chania.
Albert Bako ishte në burg pasi në Nëntor të 2014-s, hapi zjarr me kallashnikov në një lokal në Pire, duke plagosur 14 persona. Gjithashtu, sëbashku me një tjetër person ai mori pjesë në atentatin ndaj avokatit grek Antonopoulos.
Në atë kohë, policia e cilësoi Bakon si një individ psikopatik, me profilin e një vrasësi serial.
Mediat greke vijojnë t’i kushtojnë vëmendje Albert Bakos, personit që terrorizoi Pireun duke hapur zjarr në një lokal nate, me pasojë plagosjen e 11 personave.
Duke kërkuar të kuptojnë më shumë rreth profilit të tij, gazeta greke “To Ethnos” ka zbuluar se shqiptari ishte pjesë e një grupimi nacionalist me rreth 145 mijë anëtarë në Facebook, të cilët kishin si moto të tyren hakmarrjen ndaj Greqisë për vrasjen Ilia Karelit në burgun e Nigritas, shkruan Respublica.
Në këtë faqe me profil nacionalist shfaqen grupime të armatosura, të cilat promovojnë Shqipërinë Etnike, ndërsa shprehin revoltën e tyre për policinë greke.
Në profilin e tij në facebook, Albert Bako prezan






