Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë mëngjesin e sotëm.
Bëhet fjalë për 39-vjeçarët Artur Hysa dhe Florian Naci, të cilët akuzohen për trafik droge.
Shqiptarët jetonin prej kohësh në Tribano, në Padova të Italisë, ndërkohë që bazën e kishin në një depo industriale në Monselice.
Sipas mediave të shtetit fqinj, Hysa ishte protagonist në grupin e trafikantëve, ndërsa Naci, i njohur ndyshe si Flori shpërndante drogën te konsumatorët.
Nga hetimet e Prokurorisë së Padovas, rezulton se grupi në të cilin përfshiheshin edhe dy shqiptarët blinte, paketonte e më pas shiste sasi të konsiderueshme të një lloji kokaine.


