“PHOTO OF THE DAY”
Kështu e ke titulluar foton e postuar në rrjetin e tij social të “Instagram”, kryeministri i vendit, Edi Rama.
Në foto ai shfaqet “i përulur” përballë stafit të avionit “Air Albania”, i cili nisi mëngjesin e sotëm udhëtimin e tij të parë. Destinacioni i tij është qyteti i Stambollit në Turqi.
Dy ditë më parë Rama njoftoi se të shtunën (sot) avioni do të kryente dhe udhëtimin e tij të parë, dhe kështu ndodhi. Kryeministri priti dhe pasagjerët e parë përpara nisjes së udhëtimit.
Pasagjerët ishin maturantët e ekselencës, të cilët ai i përshëndeti dhe mbajti një fjalim të shkurtër përpara tyre, duke u thënë se ata janë “këmba e mbarë”.
Postimi i plotë:



