SHBA – Uragani Florence ka shkaktuar të paktën pesë viktima, mes tyre një nënë me fëmijën e saj, që u goditën nga një pemë. Edhe pse pati një dobësim të lehtë kur mbërriti ne brigjet lindore amerikane, paralajmërimet e autoriteteve se ky uragan kishte fuqinë që të shkaktonte viktima rezultoi i vërtetë.
Florence të premten ne darke dhe gjatë orëve të mëngjesit goditi fort Karolinën e Veriut dhe atë të Jugut. Shpejtësia e erës arriti në 120 kilometra në orë.
Rreth 600 mijë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Sipas zyrtarëve, gjysëm milionë njerëz ,betën të premten pa energji elektrike. Qendra Kombëtare e Uraganëve thotë se Florence tashmë ka shkaktuar stuhi të rrezikshme për jetën e njerëzve në brigjet e Karolinës së Veriut.
Sipas parashikimeve të motit, Uragani Florence pritet të dobësohet së tepërmi kur të kalojë të shtunën nëpër pjesën qendrore të shtetit të Karolinës së Jugut. Më në veri, në shtetet e tjera përgjatë brigjeve të Atlantikut, priten shira të rrëmbyer gjatë gjithë javës së ardhshme, që do të shënojë fundin e Uraganit Florence.


