• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PERSONAZHI I VITIT 2020/ ALPEnews.al zgjedh 10, votoni!
Home
Ekskluzive

PERSONAZHI I VITIT 2020/ ALPEnews.al zgjedh 10, votoni!

24 December, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Si çdo fundvit, kthyer tanimë në një traditë  ALPEnews.al zgjedh personazhin e vitit.

Dikush që ka shënjuar në një moment të veçantë  për vendin pasi ka dhënë një kontribut, mesazh të fuqishëm, një kaozë apo qoftë edhe ka frymëzuar gjithmonë per të bërë më mirë.

E vërteta është se ky vit i pandemisë COVID-19 pati heronjtë e tij, bluzat e bardha. Prandaj edhe shumë prej kandidaturave janë menduar të jenë pikerisht ata, që prej muajsh ende sot vijojnë në luftë me një armik të rrezikshem e të padukshëm.

Simëposhtë, AlpeNews.al sjell 10 kandidaturat e Personazhit të Vitit dhe motivacionin se përse janë përzgjedhur.

Pëllumb Pipero, mjeku i parë që zgjodhi të qetesonte shqiptaret veçanërisht muajt e parë të pandemisë ku çdo gjë ishte e panjohur. Nga spitali, tek studiot televizive, Pipero ia doli të mbante balancat dhe ti shërbente qytetarëve fizikisht dhe virtualisht, gjithmonë me mesazhe e asnjeherë duke perhapur panik.

30 mjekët, ishin ata mjeke e infermierë shqiptare që u nisën per të shërbyer drejt Italisë kur vendi fqinj po përballej me periudhen më të errët të COVID-19. Ata qendruan 1 muaj, dhe dërgimi i tyre në Itali beri jehonë të madhe në mediat e vendit dhe nderkombëtare.

Edi Rama, kryeministër i vendit që garon për mandatin e tretë. Procesi i rindërtimit dhe përballimi i pandemisë duket të jenë shtyllat kryesore të programit të tij.

Najada Çomo, shefja e Infektivit. Duket fjalëpak e nuk preferon të bëj dalje të shumta televizive por është personi që mban në “këmbë” të gjithë situatën në spitalin me të rëndësishëm të këtij viti.

Qazim Rasha, është babai i të ndjerit Klodian Rasha që mbeti i vrarë nga efektivi i policisë. Qazimi arriti të dilte edhe mbi palët politike me fisnikërinë e tij teksa kërkoi të mos bëhej as protestë e as politike nën simbolin e djalit të tij.

Myrto Uzuni, futbollisti shqiptar që luan me ekipin e Ferencvaros dhe arriti ti shënojë Juventusit duke u bërë shqiptari i parë që shënon gol në Champions League.

Dua Lipa, këngëtarja me origjine shqiptare duket se nuk di të ndalet dhe çdo vit thyen të tjera rekorde. Këngët e saj kanë arritur të bëjnë histori duke u renditur si të parat me miliarda klikime.

Robin Krasniqi, boksieri që u shpakk shqiptari i parë kampion bote pasi mundi gjermanin Boesel. Triumfin e arriti në raundin e tretë duke i dhënë kundërshtarit një goditje fatale.

Hashim Thaçi, ish Presidenti i Kosovës që dha doreheqjen nga ky post pas thirrjes në Hagë për aktakuzat e krimeve të luftës kur Thaçi ka qenë udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ndodhet në qelitë e Hagës dhe kërkesa për tu rikthyer për festa pranë familjes, iu refuzua.

Alketa Vejsiu, u bë shqiptarja e parë që pati mundësinë të prezantoj në “Sanremo”. Ky moment ishte historik dhe pati sukses veçanërisht në Itali, por edhe “ndezi” debat në Shqipëri.

Votoni:

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ 510 infektime të reja në 24 orë, ja sa persona kanë HUMBUR jetën (BILANCI)
Previous article FINALIZOHET BREXIT/ Britania dhe BE bien dakord për marrëveshjen tregtare

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT