• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PËRSE E QËLLUAT”/ Djemtë e 77 vjeçarit kërkojnë llogari pasi u liruan nga shoqërimi
Home
Breaking News

“PËRSE E QËLLUAT”/ Djemtë e 77 vjeçarit kërkojnë llogari pasi u liruan nga shoqërimi

15 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mëngjesin e djeshëm gjatë aksionit të forcave RENEA për kapjen e autorëve të mundshëm të masakrën së Lushnjes, Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, u plagos edhe 77-vjeçari Haxhi Lika.

Gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar. Ai është transportuar në Spitalin e Traumës që ditën e djeshme, ndërsa sot po i nënshtrohet një skaneri në kokë për të kuptuar nëse ka apo jo dëmtime në kokë, aty ku edhe u prek nga një plumb.

Burime të Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se për ta takuar të moshuarin ka shkuar edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili është përballur me irritimin e djemve të Haxhiut, Arben dhe Martin Lika, të cilët u lane të lire pak orë pas shoqërimit.

Ata pretendojnë të jenë qëlluar gjatë aksionit dhe pikërisht për këtë i kanë kërkuar llogari Ardi Veliut.

I moshuari Haxhi Lika pretendon se ishte gjumë kur ka dëgjuar të shtënat jashtë banesës, është ngritur, ka hapur dritaren dhe në ato momente një plumb e ka prekur në ballë. Këtij version i kanë qëndruar edhe dy djemtë e tij të shoqëruar nga policia pas aksionit blic. Ndërkohë që në versionin e polcisë të shpërndarë një ditë më parë pretendohet se i moshuari ka bërë rezistencë me armë në dorë nga dritarja e shtëpisë së tij. Për këtë çështje pritet të hetojë Prokuroria.

Gazetari i Report TV, Artan Hoxha që zbërtheu në studio të gjithë aksionin e RENEA-s duke ngritur edhe dyshime të forta që ai mund të ishte dekonspiruar, tregoi se dy djemtë e Haxhiut kishin ulur grilat e vilës në momentin që RENEA kishte rrethuar banesën e tyre. Pikërisht ku veprim ishte interpretuar si pengim i aksionit të policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHENJAT MË INTELIGJENTE TË HOROSKOPIT/ Zbuloni karakteristikat e tyre
Previous article FLUTURIMI I AIR ALBANIA/ Paloka sulmon Ramën: Zhurma artificiale per te terhequr vemendjen, dicka e piset fshihet

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT