Prej kohësh rrjeti po “zjen” nga debatet, romancat, e sherret që ndodhin kryesisht në dy prej formateve më të komentuara: “Përputhen” dhe “Big Brother VIP”.
Kjo e fundit edhe pse ka vetem 20 ditë që ka nisur, ka zhgënjyer jo pak shikuesit. Jo për faj të idesë së programit që për hir të së vertetes ka vite që behet si në Itali ashtu edhe në shumë shtete të tjera, por për nivelin që po paraqitet çdo ditë e e çdo mbrëmje në ekranin shqiptar.
E verteta është se si te rinjtë anonimë që jane pjesë e “Perputhen”, si ata që konsiderohen “VIP” po ndjekin të njejtin “skenar”, pa ceduar e pa na “zhgënjyer” qoftë në asnjë moment.
Nga një anë qendrojnë te rinj që enden pas famës e sigurisht kane të drejtën e tyre ta bëjnë për aq kohë sa paguajnë çmimin dhe pranojnë kushtet, e nga ana tjetër janë personalitete të njohura në showbizzin shqiptar që supozohet e mendohet se janë individë të arrirë, perderisa mbajnë edhe statusin VIP. (Pa llogaritur këtu abuzimin ndër vite me këtë term në vendin tonë)
Edhe pse të tillë, i shohim ne po të njëjtat skena, po të njejtat biseda, po të njejtat sherre e deri tek po të njejtat tentativa për të bërë me pahir dy njerëz të duhen me njëri tjetrin…sepse “kështu duhet”. Pra edhe nëse je i panjohur, edhe nëse je i njohur, në formate si këto…ti i nënshtrohesh skenarit!
Por a ka ndikuar performanca e tyre, sjellja, reagimet, në sytë e publikut që e ndjek e që i gëzohet triumfeve të tyre? Këto komente e japin pergjigjen.
Po të perjashtojmë rastet kur produksioni i shtyn të flasin për tema të rendesishme, VIP-at tanë te cilet kemi mundesinë per ti parë si asnjeherë tjetër 24/7, tallen, ofendojnë, bejne thashetheme e intriga. Madje, ka nga ato që qeshin, kur të tjerët qajnë.
Një nga momentet që mund te permendim këtu eshte edhe “tallja” me shëndetin mendor. (Sherri Fifi-Semi e ilustron më së miri këtë)
Në fund të fundit, nuk ka faj as Ardi Daullxhiu që pretendon të jete pjesë e të dyjave formateve. “Edhe unë VIP jam”, tha ai. E ka të drejtë!
Sipas standardit që po shfaqet brenda shtëpisë…VIP është edhe ai! AlpeNews.al