• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJA PUBLIKE ME ADRIATIK LLALLËN/ Sot para KPK-së prokurori i Shkodrës, Arben Dollapaj
Home
Aktualitet
Drejtësi

PËRPLASJA PUBLIKE ME ADRIATIK LLALLËN/ Sot para KPK-së prokurori i Shkodrës, Arben Dollapaj

3 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, Arben Dollapaj, do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’u njohur me rezultatet e hetimit të thelluar ndaj tij, për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësinë profesionale.

Trupa gjykuese përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici. Dollapaj është kandidat për anëtarë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pasuria e deklaruar të prokurorit Dollapaj që nga viti 2003, ku përfshihet edhe pasuria fillestare, deri në vitin 2017. Sa i takon pasurive të paluajtshme, prokurori deklaron se posedon katër banesa, tre prej të cilave pjesërisht. Në vitin 2003, prokurori deklaron një parlament banimi me sipërfaqe 60 m2, me vlerë 1 milionë lekë, ku posedon 1/5 e pjesës.

Në vitin 2007, Arben Dollapaj deklaron një shtesë kati me sipërfaqe 113 m2 në banesën e vëllait të tij, me vlerë 1 700 000 lekë. Në vitin 2011, thotë se ka blerë një sipërfaqe banimi prej ½ e 113 m2 dhe tokë truall 157 m2, me vlerë 9 000 000 lekë. Si burim të ardhurash deklaron 5 000 000 janë kredi, 25 mijë USD borxh dhe 1 500 000 kursime.

Në vitin 2013, prokurori deklaron një kontratë për rikonstruksionin e një shtëpie me sipërfaqe 88 m2 në Valbonë, Tropojë.

Nuk ka të dhëna se sa është vlera e kësaj kontrate. Po gjatë vitit 2013, prokurori deklaron 2 mijë euro dhe 200 euro dhuratë nga familjarët.

Sa i takon të ardhurave, Dollapaj deklaron pagën e tij si prokuror, pagën e bashkëshortes Entela Dollapajt si specialiste në ministri dhe pensionin e zonjës Fatime Dollapajt. Paga vjetore si prokuror është rreth 2 000 000 lekë, paga e bashkëshortes 500 000 lekë dhe pensioni 160 000 lekë.

Gjatë vitit 2008, prokurori deklaron se ka kursyer nga këto të ardhura 1 400 000 lekë, gjatë vitit 2009 thotë se ka kursyes 2 100 000 lekë, ndërsa gjatë vitit 2010 1 600 000 lekë. Ditën e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të prezantojë rezultatet e hetimit nëse pasuria e prokurorit Dollapaj është apo nuk është e justifikuar.

KARRIERA

Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, Arben Dollapaj ka filluar karrierën në vitin 1993. Në vitin 2003, ai ka qenë prokuror në Durrës, ndërsa në vitet 2004-2008 ka shërbyer si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Në vitet 2008-2016, Dollapaj ka shërbyer në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka mbajtur funksionet e drejtorit të Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore si dhe drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore dhe Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Në vitin 2016, Dollapaj u transferua në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës pas një përplasjeje publike me ish-kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla.

Ai e cilësoi këtë vendim si “hakmarrje” dhe ngriti padi në Gjykatën Administrative të Apelit duke kërkuar shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës dhe të vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm si dhe rikthimin e tij në vendin e mëparshëm të punës në Prokurorinë e Përgjithshme.

Paralelisht me detyrën si prokuror, Arben Dollapaj ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Prokurorisë si dhe ekspert trajnues në Shkollën e Magjistraturës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FIKSUAR MBAS MBESËS/ Orinda Huta publikon foton më të ëmbël (FOTO)
Previous article KONTROLLI/ Tatimet: 40 për qind e subjekteve të turizmit u gjetën me shkelje

g.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT