• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KONTROLLI/ Tatimet: 40 për qind e subjekteve të turizmit u gjetën me shkelje
Home
Ekonomi

KONTROLLI/ Tatimet: 40 për qind e subjekteve të turizmit u gjetën me shkelje

3 August, 2018 k.autor Ekonomi

Janë 6.000 subjektet, të cilat u kontrolluan këtë sezon nga Tatimet në kuadër të aksionit të tyre në sektorin e shërbimit turistik. 40 për qind e tyre kanë rezultuar me probleme, deklaroi dje drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero.

Sipas saj, më shpesh janë hasur shkelje të tilla si mosregjistrimi i tatimpaguesve pranë organeve tatimore, mosdeklarimi i të punësuarve, mospagesa e kontributeve, ekzistenca e tatimpaguesve që nuk lëshojnë kupon tatimor, nuk faturojnë produktet që ata tregtojnë, ekzistenca e printerave jofiskalë apo mosregjistrimi pranë hoteleve i personave që janë duke pushuar. Në total, vlera e shkeljeve i kalon 90 milionë lekë evazion ndaj detyrimeve të privatit për shtetin.

“Po kështu, janë hasur edhe 240 tatimpagues të paregjistruar pranë organeve tatimore qendrore dhe vendore, të cilët janë bllokuar menjëherë dhe janë orientuar drejt Qendrës Kombëtare të Biznesit për t’u regjistruar”, u shpreh më tej Vjero.

Sipas Tatimeve, janë konstatuar 366 tatimpagues, me punonjës të padeklaruar, të cilët janë futur në skemën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. Ndërkohë, gjatë sezonit veror janë punësuar 15.000 punonjës të rinj, nga të cilët 5.458 në Durrës; 3.377 në Vlorë; 2.208 në Sarandë dhe 1.777 në Shkodër.

510 tatimpagues kanë rritur detyrimin për pagesën e TVSH-së. Kjo rritje llogaritet të jetë rreth 463% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Administrata tatimore njofton se do të vijojë me kontrollet e subjekteve, që zhvillojnë akvititet në zonat turistike. Ajo u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve për të zbatuar legjislacionit tatimor dhe për vetëpërmbushje. Ndërkohë, çdo të punësuari, Tatimet i kërkojnë që të denoncojë mospagesat e kontributeve për punën e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJA PUBLIKE ME ADRIATIK LLALLËN/ Sot para KPK-së prokurori i Shkodrës, Arben Dollapaj
Previous article Një shqiptare do instruktojë Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, pjestarja e...

k.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT