• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Përplasja me armë në VLORE/ Zbulohet shkaku i sherrit që la 3 të plagosur, emigrantët…
Home
Aktualitet
Kronikë

Përplasja me armë në VLORE/ Zbulohet shkaku i sherrit që la 3 të plagosur, emigrantët…

28 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmë pasi dy automjete shkëmbyen zjarr me njëra-tjetrën.

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga shkëmbimi me armë zjarri, mes së cilëve njëri në gjendje kritike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00, në lagjen “28 Nëntori”, në afërsi të Kishës Ortodokse, ku në përplasjen me armë më- sohet se është përdorur një pistoletë dhe një armë kallashnikov.

Policia e Vlorës nuk jep shumë detaje për ngjarjen pasi ende gjithçka është e paqartë, duke qenë se personat e përfshirë në konflikt nuk janë të skeduar dhe as emra të njohur për Policinë. Në ngjarje janë përfshirë tre automjete, një prej të cilëve dyshohet se nuk ka lidhje me shkëmbimin e zjarrit. Ndërsa nga ana tjetër, një prej automjeteve nga i cili është qëlluar, është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në spitalin rajonal të Vlorës janë dërguar tre persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë Gazmir Canaj, 37 vjeç, me plagë në kraharor, i cili, siç bëjnë të ditur mjekët, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore; Taulant Beqiri, 28 vjeç, me plagë në këmbë, ndërsa i plagosuri i tretë është Elis Llanaj, me plagë në bark.

Në spitalin e Vlorës ka prezencë të lartë të forcave policore, FNSH-së dhe Delta Force për të shmangur ndonjë konflikt mes familjarëve të palëve të përfshira, pasi te personat e plagosur mësohet se ndodhen pjesëtarë nga të dyja grupet që patën përplasje me armë. Dinamika e ngjarjes pritet të zbardhet nga kamerat e sigurisë së bareve pranë vendit të ngjarjes.

Policia po heton për përfshirjen e personave në konflikt. Përveç gëzhojave të armëve, në vendin e ngjarjes Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe dy automjete.

Një prej tyre një “Fiat Punto” me targa italiane DJ 252 RC, e përfshirë në ngjarje, dhe një “Toyota” (që nuk ka lidhje me ngjarjen), e cila është përplasur me “Fiat-in” në momentin e shkëmbimit të zjarrit. Policia ngriti pak pas ngjarjes postblloqe të shumta për ndalimin e personave të përfshirë në përplasjen me armë, por në orët e vona nuk kishte asnjë të ndaluar, përveç të plagosurve.

Në bazë të hetimeve të deritanishme, Policia ka ngritur dy pista hetimi. E para dyshohet se konflikti mes dy grupeve mund të ketë lindur për shkak të pazareve të prishura të drogës. Kjo përforcohet nga fakti se të përfshirët në konflikt kanë jetuar edhe jashtë Shqipërisë, kryesisht në shtetin fqinj të Italisë.

Por përveç kësaj piste, Policia nuk përjashton dhe mundësinë që dy grupet që shkëmbyen zjarr në ecje, mund të kenë pasur konflikte të tjera të më- parshme me njëri-tjetrin dhe kjo ka çuar në hakmarrje. Gjithsesi do të jenë hetimet e mëtejshme dhe deklarimet e të plagosurve, që do të zbardhin rrethanat e ngjarjes me tre të plagosur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Atalanta e Berishës kërkon ta rrëzojë Juventusin për finalen e madhe, formacionet e mundshme
Previous article Bora "PUSHTON" vendin/ Katër qarqet më problematike, ja situata në akset rrugore

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT