• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Përmbytjet, Emergjencat Civile: Situata drejt normalizimit, sa hektarë tokë janë nën ujë
Home
Sociale

Përmbytjet, Emergjencat Civile: Situata drejt normalizimit, sa hektarë tokë janë nën ujë

6 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Kryeministrit jep një komunikatë për shtyp në lidhje me gjendjen në vend pas përmbytjeve.

Sipërfaqja e përmbytur ka vijuar të reduktohet duke mbërritur në vlerën e 2,600 ha, nga të cilat 2,500 ha në zonën e Fierit dhe rreth 100 ha në zonën e Lushnjës. Hidrovoret e Darëzezës vazhdojnë punën me kapacitet të plotë, ndërkohë që është normalizuar gjendja në zonën e Vlorës dhe Levanit.

Një aktivitet i dendur është zhvilluar nga ministrat dhe drejtues të tjerë të administratës, të cilët kanë zhvilluar takime me bizneset dhe me donatorë të tjerë për të inkurajuar dhe organizuar mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave për qytetarët e prekur nga pasojat e përmbytjeve.

Me operatorët e telefonisë celulare po punohet për ngritjen e një platforme e cila do të mundësojë që qytetarë të interesuar të mund të kontribuojnë për familjet e prekura nëpërmjet mesazheve me pagesë.

Ekspertët kanë vijuar vlerësimin e dëmeve në urat e dëmtuara dhe kanë nisur riparimin e disa prej tyre. Po ashtu, po punohet për përforcimin e disa argjinaturave. Mbetet ende prezent rreziku nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve në akset rrugore.

Në këto kushte, i bëhet thirrje përdoruesve të rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të lëvizin me kujdes të shtuar.

Ekipet mjekësore të Urgjencës Kombëtare dhe Forcave të Armatosura kanë kryer vizita mjekësore në banesat e qytetarëve të prekur në Fier dhe Vlorë.

Strukturat shtetërore kanë vijuar pastrimin dhe dezinfektimin e mjediseve. Po punohet për përmirësimin e cilësisë së ujit në ujësjellësit e prekur.

Ka vijuar shpërndarja e ndihmave, si nga rezervat e shtetit, ashtu edhe nga ato të ofruara nga individë, organizata humanitare dhe kompani private. Në vend kanë mbërritur ndihma nga Kosova, Bullgaria dhe agjenci të OKB, si dhe pritet të vijnë të tjera nga vendet e BE dhe NATO.

Janë marrë masat për riparimin e shkollave të dëmtuara, ndërkohë që ende mësimi nuk është zhvilluar në 7 shkolla.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave falënderon qytetarët, bizneset dhe partnerët ndërkombëtarë, për ndihmën e dhënë.

Rikujtojmë se janë hapur llogari bankare për këdo që dëshiron të kontribuojë dhe se në Ministrinë e Mbrojtjes është ngritur qendra e pritjes dhe e administrimit të ndihmave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 16 skuadra/ Ja kur hidhet shorti i Ligës së Kampionëve
Previous article Emily shfaqet shumë e "pistë" në FOTOT e fundit, gazetari e kritikon ashpër

k.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT