Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Lulzim Basha duhet ti parashikonte kërcënimet ndaj të cilave u është nënshtruar, duke marrë vendimin për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Ai tregoi se kur ishte kryeministër, ambasadori i atëhershëm i SHBA-ve, Donald Lu, i kishte dërguar dosjen ku pretendonte se kishte prova që Basha ishte financuar nga rusët, porn ë dosje nuk kishte asgjë të vërtetë.
“E di që ka pasur presione dhe ai për arsye të vetat është nënshtruar. Kërcënimet ndaj të cilave u nënshtruar Lulzim Basha sepse ai duhet t’i parashikonte këto dhe ai i dinte këto. Ju jeni i vetëdijshëm për një zinxhir qëndrimesh ndaj PD-së duke filluar nga akuzat se ai ka marrë para nga rusët që s’ka marrë asnjë qindarkë dhe që më vinte mua dosja pa asnjë fakt brenda, mos hyjmë në këtë histori.
Donald Lu ma solli dosjen, dërgonte deputetë të tjerë t’i thoshte që Berisha ka dosjen e Bashës për lidhjet me rusët dhe dosja s’kishte absolutisht asnjë dokument përveç shkrimit të Mother Johns dhe regjistrimit të lobistit të ministrive të drejtësisë së SHBA, asnjë dokument. Vinin deputetët dhe më thoshin i ke ti”, tha Berisha në Opinion.


