• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRJASHTIMI I BERISHËS/ Lulzim Basha, nuk e bind dot bazën
Home
Politikë

PËRJASHTIMI I BERISHËS/ Lulzim Basha, nuk e bind dot bazën

11 September, 2021 F.autor Politikë

Lulzim Basha ka tentuar të qetësojë krerët e degëve në rrethe, një ditë pasi Sali Berisha i shpalli luftë të hapur, duke deklaruar se për rrëzimin e tij nga karrigia e kreut të Partisë Demokratike do të nisë një tur takimesh me bazën.

Asryet e vendimit personal që mori dy ditë më parë, kryedemokrati i ka ndarë për afro 90 minuta në një takim që zhvilloi në selinë blu me kolegjin e kryetarëve. Burime brenda mbledhjes thanë se Basha u shpjegoi që vendimi i marrë është në të mirë të Partisë Demokratike.

“Nëse do të merrej një vendim emocional në raport me Dr, Berishën, ky do të ishte izolimi i PD-së. Pas negociatave këto 2 muaj e gjysëm, Dr. Berisha nuk pranoi të bëhej pjesë e zgjidhjes. Izolimi i PD-së do të ishte i dëmshëm për demokratët dhe për vendin, ndërsa kundërshtari do të fërkonte duart. Detyra ime ishte të marr barrën e përgjegjësisë si kryetar. Mora atë vendim të vështirë racional, sepse rrugë tjetër në interes të Partisë Demokratike nuk kishte. Alternativa tjetër ishte izolimi. Humbje, humbje, humbje”, tha Basha.

Por përjashtimi nga grupi parlamentar i liderit historik të demokratëve duket se ka trazuar jo pak edhe bazën, ç’ka u reflektua në komentet e krerëve të parisë në rrethe pas mbledhjes, të cilët dolën me qendrime të ndryshme.

“Berisha duhet të jetë në parlament”, tha kreu i PD në Gjirokastër, Dasho Aliko.

“Vendimi u mor në limite kohore, mendoj se është një nga vendimet që merr parasysh eleminimin e kostove afatgjata për PD, që do të thonë kosto të gjata për Shqipërinë. Janë kthyer në stres për Shqipërinë”, tha kreu i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferraj.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura mësohet se Lulzim Basha ka përsëritur qëndrimin e tij se armiku i vetëm i demokratëve është Kryeministri Rama. Takimi me kryetarët e degëve vjen menjëherë pas vendimit për liderin historik të demokratëve dhe pak kohë përpara se kryetarët të futen në një proces zgjedhor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË HËNËN SEANCË PLENARE/ Lindita Nikolla merr vendimin e parë si kryetare e Kuvendit
Previous article DALIN PAMJET/ Tre shqiptarë mbetën të vdekur më 11 SHTATOR, ja si i kujton komuniteti Shqiptar në SHBA

F.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT