• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRHAPJA/ Çfarë dimë deri tani për KORONAVIRUSIN dhe masat e marra nga Shqipëria
Home
Ekskluzive

PËRHAPJA/ Çfarë dimë deri tani për KORONAVIRUSIN dhe masat e marra nga Shqipëria

27 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Çfarë është koronavirusi që është përhapur me shpejtësi në Kinë?

Vatra e parë e virusit mendohet se ishte një treg në qytetin kinez të Vuhanit, në të cilin zhvillohej tregti e paligjshme kafshësh të egra. Sipas dyshimeve, virusi mund të jetë zhvilluar tek gjarpërinjtë e më pas të ketë kaluar te njerëzit. Virusi “Corona” është pjesë e familjes së virusit që njihet me emrin Sars, i cili nga ana e tij, u përhap nga lakuriqi i natës tek njeriu.

Sipas vlerësimeve të shkencëtarëve, virusi “Corona” klasifikohet si një sindromë relativisht më e rëndë respiratore se sa gripi i derrit por ata ende nuk e kanë zbuluar shpejtësinë me të cilën ai transmetohet nga një njeri tek tjetri.Mjekët nuk kanë zhvilluar aktualisht asnjë vaksinë, e cila mund ta parandalonte këtë virus.

Mënyrat e përhapjes

Koronaviruset përhapen nga një njeri në tjetrin nga:Ajri, nga kolla apo tështitja.                                                                                                                                         Kontakti i afërt personal, si prekja, përqafimi, dhënia e dorës etj. Prekja e një objekti apo sipërfaqeje që është e infektuar dhe më pas prekja e gojës, hundës apo syve para larjes së duarve

Sa e rrezikuar është Shqipëria nga ky virus?

Drejtoresha e ISHP ka folur gjatë tryezës ku u mblodh task-forca për koronavirusin e përhapur në Kinë. Ajo tha se Shqipëria nuk është aq e rrezikuar si vende e tjera pasi nuk ka një linjë ajrore të drejtpërdrejtë me Kinën. Ajo tha se vendi ynë po adapton masat e sigurisë që janë marrë në kuadër të atyre që janë propozuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Nuk mund të flasim sa e lartë është shkalla e transmetueshmërisë. Dihet deri tani që është një virus që përhapet në rrugë resperative, siç është dhe gripi. Masat e OBSH janë masa të higjienës, kontrollit, kapja e menjëhershme dhe udhëtarët që kanë pasur kontakte me raste të tilla duhet të vlerësohen në lidhje me problemet që ata mund të kenë. Dua ta theksoj, kjo është një emergjencë për shëndetin publik për Kinën por jo për Shqipërinë. Kina ka marrë një seri masash. Për herë të parë në historinë moderne të sëmundjeve infektive, izolohen 20 milion njerëz. Jemi duke punuar dhe duke marrë të gjitha masat. Whani ka qenë një qytet me lidhje shumë të mëdha ndërkombëtare, Parisin Romën, Moskën dhe në këtë aeroporte masat janë më të mëdha” tha Bino.

Ministria e Shëndetësisë mblodhi sot Task Forcën e ekspertëve për të marrë masa për koronavirusin e ri që po përhapet me shpejtësi në Kinë dhe jashtë saj.

“Me urdhër të posaçëm kam kërkuar të merren masat paraprake për rritjen e survejancës dhe të identifikohet shkalla e rrezikut. Nga raportimi i fundit që kam Shqipëria mbetet një vend me rrezik të ulët sa i takon depërtimit të koronavirusit nga Kina. Kemi gati planet e emergjencës. Masat janë në kordinim me OBSH. Kemi marrë masat përkatëse në aeroportin e Rinasit”,tha Manastirliu.

Më tej gjatë fjalës së saj ministrja Manastirliu tha se kemi një survejancë shumë të mirë të infeksioneve respiratore dhe laborator të standartizuar lidhur me vendosjen e diagnozës, po kështu stafe të trajnuara dhe planet e reagimit në spitale në varësi të shkallës së rrezikshmërisë.

Numri i njerëzve të vdekur në Kinë nga koronavirusi ka shkuar në 81, me gati 3,000 raste të konfirmuara të sëmurë.

Virusi ka mbërritur edhe në Toronto dhe një i dyshuar është në Vienë. Në Zvicër dy persona që kishin hyrë prej pak ditësh nga Kina janë futur në karantinë. Numri i epidemisë, të nisur në 31 dhjetor në Wuhan, vazhdon të rritet ditë pas dite.Numri i vdekjeve në provincën Hubei është ngjitur nga 56 në 76, me pesë vdekje diku tjetër.

Pasi ka izoluar rreth 56 milion njerëz, dhe ka bllokuar transportin dhe udhëtimet jashtë dhe brenda vendit, autoritetet kanë ndaluar edhe tregtinë e kafshëve, nga ku besohet se ka nisur koronavirusi.

ALPEnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PRISNIN PREJ KOHËSH/ Rama jep lajmin e mirë: Po i vjen fundi hallit të shqiptarëve në Gjermai
Previous article RREZIKU NGA VIRUSI KINEZ/ Porti i Durrësit shton masat për kontrollin e udhëtarëve

k.autor

Postime të ngjashme

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion Aktualitet

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT