• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRGJIMET/ Spiropali: Dosjet nuk mund të përdoren për të shantazhuar kryeministrin
Home
Politikë

PËRGJIMET/ Spiropali: Dosjet nuk mund të përdoren për të shantazhuar kryeministrin

17 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali e konsideroi “një çorbë e ngatërruar nga disa shërbëtorë të Berishës në prokurorinë e shtetit” publikimin e përgjimeve të dosjes 184 nga gazeta gjermane, Bild. Sipas Spiropalit, këta prokurorë i kanë mbajtur dosjet për shantazh.

“Nuk i kanë hetuar këto tre vite, nuk i ka penguar askush. I kanë përdorur si shantazh për të rifituar pozicionet e tyre ose për t’ja dërguar PD-së për t’i nxjerrë një ditë përpara vendimit për negociatat”, u shpreh Spiropali.

Spiropali theksoi në emisionin ‘Open’ në Top Channel se dosjet nuk mund të përdoren për të shantazhuar kryeministrin Edi Rama.

“Ne nuk jemi prokurorë, nuk jemi gjykatës, jo më kot përgjimet janë indicie dhe jo provë. U takon prokurorëve t’i çojnë në gjykatë. Dosjet nuk mund të përdoren si shantazh për figura të larta politike, përfshirë kryeministrin. Këto dosje nuk mund të deformohen dhe nuk mund të manipulohen në mënyrë që të helmohen qytetarët”, tha ministrja për Parlamentin.

Ministrja pretendoi se audio-përgjimet e Bild “kanë probleme të mëdha në përkthim, kanë probleme të rënda në manipulim.”

E pyetur nga gazetari Enton Abilekaj nëse mazhoranca ndjenë përgjegjësi politike për këto përgjime, Spiropali tha: “Ju thoni të ndjejmë ne përgjegjësi politike apo morale sepse dy prokurorë të pamoralshëm kanë vendosur të jenë shërbëtorë të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës?”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI I TRUKIMEVE NË SPANJË/ U luajtën goditjet nga këndi te ndeshja që i dha titullin Realit
Previous article LOBIMI/ Flamur Noka: Si mund të thirret Lulzim Basha në Prokurori si i pandehur?

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT