Për Flamur Nokën, është e pamendueshme që Lulzim Basha të thirret në Prokurori, për lobimin e tij në SHBA me para ruse.
“E para është inskenim politik.
A gjitha ajo është montaturë politike në zyrat e Prokurorisë private të PS-së.
Gjithcka thuhet për kryetarin e opozitës.
Basha ka zhvilluar aktivitet legal lobimi në SHBA, përrallat e tjera t’ia tregojë Zahos, Edi Rama.
Po si mund të thërrasësh ti kryetarin e opozitës? Në dijeninë time Basha respekton ligjin, por jo bandën politike” tha Noka në emisionin e Ilir Babaramos në Report TV.


