• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËRGËZOJ…”/ Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka uron trupat shqiptare në misionet ndërkombëtare
Home
Politikë

“PËRGËZOJ…”/ Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka uron trupat shqiptare në misionet ndërkombëtare

31 December, 2018 F.autor Politikë

Rreth 300 ushtarakë shqiptarë do ta festojnë natën e Vitit të Ri duke shërbyer në misionet ndërkombëtare ku Forcat tona të Armatosura japin kontributin e tyre. Paraditen e sotme ministrja Xhaçka bisedoi në një lidhje video të gjithë kontingjentet, të cilët natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në shërbim, në bazat ku ata shërbejnë.

Ministrja Xhaçka përgëzoi ushtarakët shqiptarë për shërbimin larg familjeve të tyre dhe uroi atyre një vit të ri sa më të gëzueshëm. Trupat shqiptarë në Afganistan uruan gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2019 edhe pse siç ata thanë më humor, aty ku ata shërbejnë është viti 1397.

Në bisedën me trupat në Herat, ministrja u uroi kthim të mbarë kontingjentit që kthehet këto ditë dhe njoftoi ata që po marrin detyrën, se ka në plan që së shpejti t’i vizitojë nga afër ata. Ekuipazhi i “Lissus” në detin Egje tregoi se natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në det, me ushqime të gatuara në anije.

Gjithashtu, ministrja bisedoi edhe me trupat shqiptare në grup-batalionin e NATO-s në Letoni, përfaqësuesit tanë në KFOR-Kosovë, si dhe ekipin EOD në misionin e Bashkimit Evropian në EUTM-Mali, i cili nuk po trajnon vetëm ushtarakët atje, por edhe policinë dhe xhandarmërinë.

Të gjithë kontingjenteve ministrja Xhaçka u kërkoi komunikim të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm dhe kabinetin e saj, për çdo problem apo kërkesë që ata mund të kenë. Në fund, ministrja u uroi gjithë trupave të kthehen shëndoshë e mirë dhe që festat e ardhshme t’i festojnë pranë familjeve të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këto 3 shenjat e HOROSKOPIT të cilat do të triumfojnë në "DASHURI E BIZNES" gjatë 2019-ës
Previous article KËRKON KUALIFIKIMIN NE CHAMPIONS/ Monchi: Nuk do të ketë transferime të mëdha për Romën

F.autor

Postime të ngjashme

"KEMI BESIM TË PLOTË TE SPAK"/ Komisioni Europian për arrestimin e Vlora Hysenit: Ndjekim nga afër zhvillimet! Shqipëria progres në luftën kundër korrupsionit Breaking News

"KEMI BESIM TË PLOTË TE SPAK"/ Komisioni Europian për arrestimin e Vlora Hysenit: Ndjekim nga afër zhvillimet! Shqipëria progres në luftën kundër korrupsionit

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte Breaking News

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT