• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Përdorimi i burimeve ujore/ 294 leje gjatë vitit 2017, asnjë për qarkun Tiranë
Home
Ekonomi

Përdorimi i burimeve ujore/ 294 leje gjatë vitit 2017, asnjë për qarkun Tiranë

13 November, 2017 xhesi.editor Ekonomi

Të përdorësh ujin e cilësuar si pasuri kombëtare më parë duhet të pajisesh me leje e cila humbet vlerën e saj çdo 5 vite. ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ zbardh lejet e dhëna nga agjencitë e baseneve ujore gjatë vitit 2017, si për familjet që shfrytëzojnë ujin për pirje ashtu edhe nga bizneset. Rajoni që mban rekordin gjatë 10 muajve të 2017 me më shumë aplikime dhe leje është Baseni i Matit, këshilli i këtij baseni ka miratuar 128 leje për përdorimin e burimit ujor, ku vendin kryesor e zënë bizneset.

Ndërsa çudit zona qendrore e Shqipërisë që përfshihet në basenin Ishëm-Erzen ku ndodhen qytetet me dendësi të madhe të përqendrimit të popullsisë si Tirana, Durrësi dhe Kruja ku për 2017 nuk ka asnjë leje të miratuar. Bazuar në të dhënat e siguruara, gjatë 10 muajve të 2017 janë dhënë në total në të gjithë vendin 294 leje për përdorimin e burimeve ujore, 42 leje për rehabilitimin e shtretërve të lumenjve dhe vetëm 2 leje për shfrytëzimin e shtratit të lumit. Për tu pajisur me një lejë për përdorimin e burimeve ujore si nga familjarët në hapjen e puseve por edhe nga bizneset, zyra e vetme ku duhet drejtuar është Agjencia e Basenit Ujor e atashuar pranë 6 prefekturave kryesore në vend.

Agjencia e Baseneve çdo 3 muaj mbledh këshillin e basenit që drejtohet nga Prefekti ku shqyrton kërkesat për leje nga familjet apo kompanitë për përdorimin e burimeve ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore të çdo rajoni që mbulojnë. Por pas reformës që qeveria synon të bëjë me ujin, burimet i thanë ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se do të shoqërohet edhe me një thjeshtim të dokumenteve për aplikim. Vetë Agjencitë e baseneve po përgatiten të përballen me një fluks kërkesash në rritje për tu pajisur me leje për shfrytëzimin e ujit pasi edhe masat shtrënguese në 2018 pritet të jenë të larta për familjet që përdorin ujin e pusit pa autorizim dhe akoma më të larta për bizneset.

Qendra e Shqipërisë rezulton më pak e interesuar për pajisjen me leje për përdorimin e burimeve ujore ndërsa rajoni i Matit mbetet i pari për nga numri i lejeve të përfituara. ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ ka siguruar lejet e dhëna përgjatë 10 muajve të 2017 në 6 Agjencitë e Baseneve Ujore të cilat shqyrtojnë aplikimet e qytetarëve dhe bizneseve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 5 shenjat që duken si depresion, por nuk janë
Previous article (FOTO)/ Kush është policja e arrestuar, dorëzoi 6 mijë euro për të mbaruar punë

xhesi.editor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT