• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËRDOR DHE FLAK”/ “Shpërblimi” i Lulzim Bashës, për njeriun që i dha fitoren që do mbetet në historinë e politikës shqiptare
Home
Politikë

“PËRDOR DHE FLAK”/ “Shpërblimi” i Lulzim Bashës, për njeriun që i dha fitoren që do mbetet në historinë e politikës shqiptare

18 January, 2019 F.autor Politikë

Edhe pse kanë kaluar 7 vite, nuk duken të largëta ditët e fillimit të majit 2011, kur pasi ishin përcaktuar kryetarët në pjesën dërrmuese të bashkive, në Tiranë kishte plasur lufta për vendin e kryetarit. “Fronti” ndahej me vetëm një grusht votash dhe pas shumë akrobacish ligjore dhe me KQZ, sërish Rama arriti të fitonte me vetëm 10 vota kundrejt Lulzim Bashës, në atë kohë i investuar fuqishëm nga Sali Berisha. Dhe, kur socialistët menduan se gjithçka mbaroi dhe filluan festimin, Berisha sapo kishte filluar planin e tij. Sokol Olldashi dhe Oerd Bylykbashi shkojnë në zyrën e kreut të KQZ-së në atë periudhë, Arben Ristanit. Nën avujt e alkoolit dhe tymin e cigareve, si edhe zhurmën që bënin protestuesit socialistë jashtë, Oerd Bylykbashi përpiqet t’i shpjëgojë Ristanit hapësirat ligjore se si mund të gjendej një artificë që të përmbysej rezultati duke marrë nga kreu i KQZ-së mosmiratim dhe shpjegimin se kjo s’mund të bëhej. Ristani ishte i bindur se nuk kishte asnjë hapësirë ligjore që ti hiqte fitoren me 10 vota të Ramës pasi ishin bërë lloj lloj akrobaciash edhe më parë që të shpallej Basha fitues. Ndërkohë që Bylykbashi përpiqet të gjejë nene në dosjen ligjore që mbante me vete, ndërhyn Sokol Olldashi duke iu drejtuar Ristanit me këtë togfjalësh: -Arben, e bën dot? Kjo fjalë ishte ajo që ktheu rezultatin në Tiranë dhe Arben Ristani, pa pyetur fare për nenet dhe ligjet e Oerd Bylykbashit duke shkelur ligjin me dy kembë, e duke e lënë atë me dosje në dorë, hyn në mbledhjen e KQZ-së dhe urdhëron: Rinumërimin e fletëve që ishin hedhur gabim në kuti. Magjia funksionoi dhe Lulzim Basha u shpall fitues ndaj Ramës në sajë jo të neneve të Oerdit, por të premtimit që Sokol Olldashi i bëri Ristanit në emër të Berishës. Ristani u shpërblye duke u bërë deputet dhe më pas sekretar i Përgjithshëm i PD, praktikisht njeriu dy i kësaj partie. Pse vlen gjithë ky rrëfim? Sepse sot Lulzim Basha vendosi të mos e kandidojë atë për sekretar të Përgjithshëm, ose thënë ndryshe: Duke e shkarkuar nga detyra. Ristani bëri një shkelje ligjore për t’i shërbyer Bashës duke marrë kosto të mëdha ndaj vetes, megjithatë kryedemokrati vendosi t’ia shpërblejë shërbimin në këtë formë. Kjo, jo se Ristani veproi drejt kur i vodhi në emër të ligjit dhe nën besën e Berishës fitoren Ramës dhe jo se ky i fundit është më i ndershëm se këta tjerët, por që vlen për të kuptuar pellgun e qelbur të politikës shqiptare dhe se si i shpërblen Lulzim Basha ata që e kanë ndihmuar dje, shkruan Albeo.com. Kush ka më dyshime se përse Lulit i mblidhen 40 veta në shesh kur thërret protesta?! Por Lulzim Basha nuk ka rrëzuar vetëm njeriun që i dha fitoren që do të mbahet mend si një ndër skandalet më të mëdha politike në vend. Të tre sekretarët që drejtuan për gati 5 vite PD-në janë larguar nga postet e tyre. Arben Ristani, Enno Bozdo dhe Fatbardh Kadilli, pasi u përdorën nga Lulzim Basha për t’u rizgjedhur si kreu i PD-së, janë hedhur në kosh. Luli ka zgjedhur të mos i rikandidojë fare dy sekretarët e tij por vetëm i ka propozuar për në Kryesi. Ndërsa Arben Ristanit i ka dhenë një post sa për ta gënjyer.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rikthimi i NISHANIT në PD/ Nga Ramiz Alia tek Ilir Meta. Raporti i PRESIDENTEVE të postkomunizmit me partitë e tyre
Previous article "KUPA E MBRETIT"/ Gjykatësi shpëton Barcelonën, shorti i kupës jo (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner Breaking News

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT