Shtatë adoleshentet të cilët janë akuzuar për përdhunimin në grup të një minoreneje nga Kavaja, janë dërguar sot para Gjykatës.
Në momentin që adoleshentët janë dërguar para togave të zeza nga policia, nëna e njërit prej të rinjve ka pësuar gjendje të fikëti.
Para gjykatës janë paraqitur dhjetar familjarë të të rinjve, të cilët abuzuan seksualisht me minorenen, e cila ishte nxënëse e shkollës 9 vjeçare “Rilindja” në Kavajë.
Para nisjes se seancës gjyqësore ka patur tensione mes familjarëve dhe mediave, ku nuk kanë munguar kërcënimet ndaj gazetarëve. Familjarët kanë ofenduar përfaqësuesit e mediave: “largohuni, maskarenj”.




