Një kosovar me banim në Zvicër, ka humbur jetën pas një aksident trafiku në njërën nga autostradat drejt Zyrihut.
Rasti ka ndodhur në mëngjesin e hershëm të së kësaj të hëne, kur Ded Radi rreth një kilometër pas një tuneli, është përplasur me dy kuaj të cilët lirshëm po kalëronin në trafik, njofton Klan Kosova.
Ded Radi ishte 53 vjeçar nga Prizreni por që jetonte dhe punonte në Zvicër.
Pavarësisht reanimacionit menjëherë të iniciuar nga punëtorët e shpëtimit, sipas mediave zviceriane shoferi kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Fotografitë e policisë kantonale të Zyrihut tregojnë një Passat të bardhë krejtësisht të shkatërruar me çati të çarë.
Po ashtu pas përplasjes së dhunshme me automjetin, ngordhën edhe të dy kuajt, njofton Klan Kosova.



