Aldison Belulaj, studenti qe vrau ish te dashuren studente duke qelluar edhe me pas veten me pistolete ne koke, pas nje jave nga ngjarja nderroi jete dhe nje dite me pas, u përcoll per në banesën e fundit.
Lajmi u konfirmua per mediat nga djali i dajës së tij. Ai thotë se i kanë qëndruar pranë Aldisonit në çdo moment duke përgënjeshtruar lajmin e mediave që kanë thënë se nuk ka patur asnjë familjar të 23 vjeçarit.
Ai thotë se u habit kur e mori vesh ngjarjen. Ne nuk i trembemi hakmarrjes pasi ata duheshin dhe nuk pritej kjo që ndodhi. Nuk është faji i asnjë prej familjeve për atë që ndodhi. Çifti mund të kishin përfunduar në martesë. Të rinjtë do të prehen në të njëjtën varrezë.
Trupi i pajete i 23 vjeçarit eshte percjelle për në banesën e fundit të hënën (29 janar) në 0rën 13:00. Aldison Belulaj, ishte student i fakulteti te mjekesise por deri sa te diplomohej kishte nisur pune nderkohe se infermier. Nje jave perpara se ai te nderronte jete, kishte qelluar per vdekje ish te dashuren e tij, Ariela Murati studente e juridikut, ne Tirane, 21 vjeçe, duke mos e pranuar faktin e ndarjes me te.
Lajmin e vdekjes së Aldisonit e kanë bërë të ditur për mediat mjekët që u kujdesen për të gjatë ditëve kur ai ra ne koma te pakthyeshme, nga plaget e mara.
Familja e Aldisonit në fshatin Zharrës të Patosir në qarkun e Fierit, hapi dyert e mortit që pasditen e se dieles pasi Aldisoni nuk mundi ti mbijetonte plagëve që ai i shkaktoi vetes me armë zjarri përballë Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka tronditur të gjithë vendin, ndërsa në fshatin Zharrëz ka pllakosur heshtja që prej një jave. Mes dhimbjes dhe lotëve të afërmit, familjarët, do t’i japin lamtumirën e fundit Aldisonit, mesditën e kësaj të hëne.
Trupi i pajetë i 23 vjeçarit u tërhoq nga morgu i QSU Nene Tereza ne Tirane.
Aldisoni vdiq pas një problemi serioz që pati me pjesën e konsiderueshme të truri. Enjtja e pjesës së trurit i solli gjendjen e një kome të pakthyeshme, gjë që u finalizua me vdekjen e tij gjatë momenteve mes orës 19:18-19:20 të së dielës së 28 janarit 2018.
Përgatiti:AlpeNews.al/


