I pranishëm në Fondacionin “Qemal Stafa” për Reformën në Drejtësi sipas perspektivës europiane Kryeministri rama ka marrë fjalën.
Gjatë fjalës së tij Rama tha:
“Më lejoni të them sot se kur vendosëm që Reformën në Drejtësi ta përfshijmë në program pati midis nesh zëra që e këndurshtuan se Reforma në Drejtësi do të kërkonte ndryshimin e kushtetutës. Unë dhe të tjerë insistuam që ta përfshinim në programin e qeverisje duke e ditur se duke marrë përsipër qeverisjen evendit në një proce kyç do të ishte e pamundur drejt negociatave pa reformën në drejtësi. Dhe ne ia dolëm aty ku shumëkush endoi se nuk do ia dilnim. Sot Reforma në Drejtësi është e pabllokueshme.
Nëse sot Shqipëria është më afër se asnjëherë momentit historik të çeljes së negociatave në BE, kjo i dedikohet PS-së që e mori në sy sfidën dhe rrezikun dhe që në një moment të caktuar rrezikoi të qeveriste për shkak të një përpjekje për të rrëzuar qeverinë. Sot sfida për ta bërë Shqipërinë është një sfidë e cila është qartësisht në dorën tonë sepse është një sfidë që kalon pikërisht përmes realizimit në terrenin e jetës së përditshme të kësaj reforme të pandalshme
Dua ta mbyll duke theksuar se integrimi në Bashkimin Europian nuk është qëllim në vetëvetë por është materializim për shqipqërinë. Është një proces ku ne kemi hyrë për të mbushur një premtim ndaj fëmijëve tanë. E nëse luftojmë ne luftojmë për të bërë një vend më të mirë për fëmijët tanë jo që të dukemi të mirë para syve të botës. Forndacioni Qemal Stafa ka shumë për të dhënë sepse është një hapsirë jo ekskluzive e Partisë Socialiste por është një hapsirë ku synojnë me ne idealet dhe parimet.”
Përgatiti:AlpeNews.al


