• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRÇARJA TE LIBRA/ Mimoza Hafizi deklaratë: Duam zgjedhje të reja për Kryetarin!
Home
Shqipëri

PËRÇARJA TE LIBRA/ Mimoza Hafizi deklaratë: Duam zgjedhje të reja për Kryetarin!

12 January, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Mimoza Hafizi, një nga themelueset e LIBRA-s përmes një deklarate për mediat shprehet se Bërthama e partisë ka vendosur që të kërkojë zgjedhje të reja për postin e kryetarit dhe strukturave të tjera. Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi u përfshinë në replika dhe akuza pak kohë më parë, ndërsa situata është reflektuar në parti, pasi anëtarësia duket se është e përçarë.

“Ne, anëtarë të Bërthamës LIBRA, pasi diskutuam situatën e forcës sonë politike në mbledhjen e datës 12 Janar, të lajmëruar disa ditë më parë dhe të thirrur nga mbi një e treta e anëtarëve të Bërthamës, dalim me këtë deklaratë:
Që prej zgjedhjeve të 25 Qershorit, Libra ka humbur orientimin, kauzën dhe frymën e saj politike. Në organizatën tonë nuk respektohen normat statutore, janë bllokuar organet legjitime, të zgjedhura me votën direkte të mijra anëtarëve Libra, janë krijuar grupe paralele pa legjitimitet për vendimarrje, është krijuar një frymë dhune verbale deri në nivel vulgariteti, klimë përçarjeje dhe përjashtuese, është uzurpuar faqja zyrtare e partisë. Që prej ditës së zgjedhjeve të 25 Qershorit, Libra është shkëputur nga koordinatorët, aktivistët, simpatizantët dhe qytarët që e votuan dhe e besuan.

E gjithë kjo situatë cënon drejtpërdrejt parimet e themelimit si organizatë për një politikë ndryshe, të bazuar mbi moralin dhe qytetarinë, arsye për të cilat na u bashkuan me mijra anëtarë dhe na besuan me mijra qytetarë në të gjithë Shqipërinë. Kjo situatë po e zhbën organizatën tonë politike, për të cilën sakrifikuam të gjithë bashkë, me qindra aktivistë në të gjithë vendin.

Për këto arsye, ne mendojmë se zgjidhja e vetme është një përfshirje e të gjithë anëtarësisë Libra në një fushatë të re sensibilizimi për situatën dhe për rikthimin në parimet fillestare, nëpërmjet zgjedhjeve të reja, gjithëpërfshirëse, të lira, të ndershme, funksionale për organet legjitime të Libras: Bërthamën dhe Kryetarin”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Paga e një pornostari/ Mund të bëni një jetë fitimprurëse duke bërë seks në ekran
Previous article Të dashur burra, kujdes! Mos hani vetëm se rritet risku për t’u bërë obezë …

F.autor

Postime të ngjashme

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT