Përçarja në Partinë Demokratike është më e dukshme se kurrë. Sot deputeti Flamur Noka që është reshtuar krah Sali Berishës, i vendosur tha se partia do e shkarkojë Lulzim Bashën.
Megjithatë të shumtë janë deputetët që kanë qëndruar pranë Bashës, madje dhe janë shprehur publikisht në mbështetje të vendimit të tij për largimin e Berishës.
Salianji flitet se është një ndër tyre. Dje u spekuluar se Ervin Salianji ka deklaruar që do të largohet nga postet nëse në grupin e PD rikthehet Berisha.
Por sot, Salianji ka shpërndarë një fotografi me dy figura të rëndësishme në PD, Luçiano Boçin dhe Luan Baçi. Ky i fundit deri dje qëndronte krah Berishës, madje së bashku me Flamur Nokën i mundësuan “Foltoren” në qytetin e Firerit.
Por sot ai është shfaqur krah Salianjit, i cili jep këtë mesazh teksa shpërndan foton:
“Gjithçka për të mbrojtur interesin publik, interesin e Shqipërisë PDSH”.
Megjithatë, përçarja vijon të jetë e dukshme te demokratët e thjeshtë, shumë prej të cilëve shprehin zemërimin përmes komenteve në këtë postim.


