• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PËR NJË KAPAK BIDONI MË NXIU NË KOFSHË”/ Nusja denoncon vjehrrën për DHUNË: Më kërcënon se…
Home
Aktualitet
Kronikë

“PËR NJË KAPAK BIDONI MË NXIU NË KOFSHË”/ Nusja denoncon vjehrrën për DHUNË: Më kërcënon se…

9 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emisioni Fiks Fare ka sjellë një histori tronditëse dhune dhe përplasje familjare nga fshati Domen i Kryevidhit në Rrogozhinë, ku një nuse akuzon publikisht vjehrrën e saj për dhunë fizike dhe psikologjike të vazhdueshme.

Leonora Kola, nënë e një fëmije të mitur, jeton në një dhomë të vetme, në kushte të rënda ekonomike dhe thotë se ndodhet çdo ditë përballë frikës, ofendimeve dhe kërcënimeve.

“Për një kapak bidoni më goditi dhe më nxiu në kofshë. Kjo nuk është hera e parë. E kam njoftuar policinë disa herë, por më thonë: ‘Mos u zini!’ Shteti nuk më mbron,” thotë nusja me lot në sy për vjehrrën.

Leonora tregon se bashkë me bashkëshortin dhe fëmijën jetojnë në një dhomë të vetme brenda banesës së përbashkët me vjehrrin. Tualet nuk kanë dhe lahen në oborr. Sipas saj, shpeshherë i ndalohet edhe uji.

“Më thotë: ‘Nuk do marrësh as pikën e ujit!’ Madje më kërcënojnë se do më nxjerrin nga shtëpia. Po ku të shkoj me fëmijën tim?” – shprehet ajo.

Në anën tjetër, vjehrra mohon dhunën, duke e justifikuar me fjalët “E preka me një shkop, po nuk e godita shumë. Ajo i ka fajet, na ka sjellë vetëm telashe që kur erdhi. Ka thënë se djali është i burrit tim, për këtë arsye burri im bëri burg!”

Akuzat janë të rënda, ndërsa konfliktet mes tyre vazhdojnë edhe në prani të kamerave. Familja përfshihet në debate të ashpra, të shoqëruara me ofendime, madje edhe dhunë verbale e fizike. Madje para gazetarëve vjehrra i lutet Zotit që nusen ta zërë rrufeja. Gjatë përplasjes me fjalë, në një moment tensioni, vjehrra godet në fytyrë edhe burrin e saj.

I pyetur nga gazetarët djali i shtëpisë thotë se nëna është gabim dhe se mbështet gruan dhe familjen e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KA PËSUAR DËMTIME"/ ARRSH hap tender emergjent prej 771 mijë euro për riparimin e Vorë-Ura e Dajlanit
Previous article PAS DY VITESH NË DETYRË/ Dorëhiqet Florian Sulejmani, kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore

s.autor

Postime të ngjashme

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket Aktualitet

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona Aktualitet

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT