Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani.
Florian Sulejmani është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore me urdhër të Kryeministrit, në nëntor 2023, pas një gare për herë të parë me konkurs për zgjedhjen e drejtuesit, pas ndryshimeve ligjore.
Prokuroria e Beratit njoftoi më 16 prill caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, Florian Suljemani, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar ndaj tij për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”. Sipas prokurorisë, çështja penale në ngarkim të Sulejmanit ka të bëjë me transferimin e vartësve të tij në detyra.
Por pasi Prokuroria e Beratit shpalli moskompetencën, ia kaloi Prokurorisë së Tiranës dosjen.
Dhe më 26 prill, Gjykata e Tiranës ka dhënë vendim për heqjen e masës së pezullimit nga detyra ndaj Sulejmanit. Vendimi erdhi pas kërkesës së paraqitur nga organi i akuzës, i cili argumentoi se nuk ekzistonin më kushtet për të mbajtur në fuqi masën ndaluese.


