• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PENDESA E BOSIT MAFIOZ NXJERR ZBULUAR SHQIPTARËT/ Si e pësoi durrsaku me…
Home
Breaking News

PENDESA E BOSIT MAFIOZ NXJERR ZBULUAR SHQIPTARËT/ Si e pësoi durrsaku me…

19 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtësia italiane i ka dhënë një tjetër goditje të fortë mafias pugliese Sacra Corona Unità.

Bosi mafioz Tommaso Montedoro i klanit Casarano është bërë i penduar e bashkëpunëtor i drejtësisë dhe është marrë tashmë në mbrojtje nga shteti Italian.

Klani Casarano që vepronte në pjesën e ulët të territorit të Salentos, kishte në bazë të aktivitetit të tij kriminal, trafikun e lëndëve narkotike, kryesisht heroinë e kokainë të cilën e kryente falë bashkëpunimit me trafikantë shqiptarë.

Sipas investigimeve ky klan mafioz i Sacra Corona Unita ishte i aftë të trafikonte disa kilogramë drogë heroinë e kokainë në javë duke nxjerrë fitime të mëdha.

Lajmi i pendimit të bosit Tommasso Montedoro publikuar më parë nga mediat italiane është konfirmuar sot dhe nga zyra e avokatisë së ish bosit mafioz.

Si i penduar i drejtësisë Tommaso Montedoro  është transferuar gjatë këtyre orëve në një vend sekret e ka 6 muaj kohë të zbardhë të gjitha sekretet e klanit të tij mafioz Csarano por dhe të mafias pugliese Sacra Corona Unita, duke i vënë të gjitha informacionet e tij në dispozicion të Prokurorisë Italiane.

Bosi mafioz Montedoro u arrestua përgjatë operacionit të koduar “Diarchia” në qershor të 2017. Mes  14 personave të arrestuar të këtij operacioni qe dhe shqiptari durrsak Sabin Braho, banues në Brindizi e me një rol kyç në trafikun e drogës për llogari të këtij klan mafioz.

Po pak kohë më parë para ekzekutimit të operacionit Diarchia, autoritetet italiane kanë arrestuar një tjetër shqiptar që punonte për llogari të klanit Casarano. Eljos Fasku u kap në flagrancë ndërsa trafikonte 2.6 kg heroinë.

Ndaj bosit të penduar rëndon dhe akuza e urdhëruesit të vrasjes më 2016  të ortakut të tij në aferat kriminale Augustino Potenza e për vrasje e tentativa vrasje të kryera gjatë viteve të fundit në territorin e kontrolluar nga klani Casarano.

Gjithashtu ndaj 14 anëtarëve të arrestuar të klanit mafioz që në fund të shtatorit priten të dalin para drejtësisë rëndojnë dhe akuzat e trafikut të armëve, grabitje me armë në disa institucione bankare, zhvatje me dhunë të sipërmarrjeve të ndryshme e riciklim parash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPEKTAKOLAR/ Do jetë STADIUMI më I SHTRENJTË në botë, por ngjason me një WC
Previous article KUKËSI-KAMZA/ DURO sfidon të shkuarën, VERILINDORËT prova e radhës

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT