• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pence: Kritiku anonim i presidentit Trump, duhet të japë dorëheqjen
Home
Nderkombetare

Pence: Kritiku anonim i presidentit Trump, duhet të japë dorëheqjen

9 September, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence bëri thirrje të dielën që zyrtari i lartë anonim që po bën qëndresë brenda administratës së Presidentit Trump të “veprojë me dinjitet dhe të jape dorëheqjen”.

Zoti Pence tha në emisionin “Told Fox News” se zyrtari që shkroi artikullin në faqen e opinioneve të gazetës New York Times javën e kaluar ku e quante zotin Trump amoral, po “shkelte betimin jo ndaj presidentit, por ndaj Kushtetutës”, në përpjekjet për të minuar presidencën e zotit Trump.

Nënpresidenti përsëriti se nuk ishte ai që kishte shkruar artikullin, megjithëse aty përfshihej një fjalë e pazakontë, “lodestar” që përkthehet “yll polar”, por me kuptimin e dikujt që shërben si frymëzim, që zoti Pence vetë e ka përdrour në shumë fjalime. Nënpresidenti tha se do të ishte menjëherë i gatshëm t’i nënshtrohej provës të së vërtetës me poligraf, por tha se i takonte zotit Trump të vendoste nëse zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë, duhet të bënin të njëjtën gjë në përpjekje për të identifikuar personin që e kishte shkruar artikullin.

Zoti Pence tha se ai nuk e dinte se cili ishte autori. Zyrtari ose zyrtarja shkruante se ishte pjesë e një qëndrese të brendshme “që po punon me përkushtim nga brenda për të frenuar pjesë të programit të presidentit dhe instinktet e tij më të dëmshme”.

“Rrënja e problemit është amorilateti e presidentit”, shprehej zyrtari ose zyrtarja, duke denoncuar stilin “impulsiv, konfliktual, meskin dhe joefektiv” udhëheqës të Presidentit Trump.

Zoti Trump e ka denoncuar ashpër autorin, duke thënë në një tubim politik në Montana se “askush nuk e di se kush dreqin është ai apo ajo. Operativë të paidentifikuar që sfidojnë votuesit për të avancuar axhendat e tyre sekrete, janë me të vërtetë kërcënim për demokracinë”.

Artikulli doli një ditë pasi u botuan detajet e para të librit të ri të gazetarit të njohur, Bob Woodward “Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë”, ku përshkruhet një funksionim kaotik i Shtëpisë së Bardhë të Presidentit Trump, ku vetë zyrtarë kryesorë të administratës së tij, e sulmojnë si injorant në një nivel të rrezikshëm përsa u takon marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në libër, Woodward shkruan se stafi i presidentit ka hequr dokumente të rëndësishme nga tavolina e tij që ai të mos i nënshkruante. Libri citon shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly që e përshkruan presidentin si të çbalancuar mendërisht. Zoti Kelly citohet gjithashtu të ketë thënë gjatë një takimi se “për shkak se presidenti është ‘idiot’, është “e pakuptimtë të përpiqet ta bindë atë për ndonjë gjë, se ai ka dalë nga shinat dhe se jetojmë në një qytet të çmendurish”.

Presidenti Trump dhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë e kanë quajtur librin e zotit Woodward si sajesë. Por autori tha të dielën në një intervistë në CBS se pretendimi i presidentit se ai nuk flet ashtu siç e ka cituar ai në libër është “i gabuar”, duke thënë se informacioni që ai ka përfshirë është “i saktë dhe i kujdesshëm”, i bazuar nga qindra orë intervista me këshilltarë aktualë dhe të kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAVA E PARË E POLITIKËS"/ Si nisi dhe përfundoi fillimi i parlamentit PA opozitën
Previous article GODITI DISA HERË ISH DHËNDRIN ME SËPATË/ 25-vjeçari transportohet për në Tiranë në gjendje kritike

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime Botë

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime Botë

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT