Java e politikës, ja se si nisi e marta e fillim viti të ri parlamentar nga mbledhja e parlamentit deri te mbledhja e opozitës në Shkodër. Ngjarjet e ndodhura në Shkodër ishte një kartë e cila u përdor nga opozita për të bojkotuar parlamenti. I cili ishte lajmëruar se do të mbahej në orën 10:00 atëherë kur opozita paralajmëroi takimin në Shkodër.
Mbledhja e sesionit të ri parlamentar, punën pa opozitën. Në fjalën hapëse, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi se partitë politike duhet të luftojnë për qëllimin e përbashkët: integrimin e Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Në kohën që në Tiranë nisi punimet Kuvendi, opozita zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme në Shkodër, aty ku sipas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kriminelët kanë 6 muaj që po e terrorizojnë këtë qytet.
Ky është realiteti në Shkodër, Vlorë, Fier, Durrës dhe Shijak. Janë qëlluar gazetarë, janë rrëmbyer e zhdukur qytetarë e gazetarë. Situata është totalisht jashtë kontrollit sepse shtetin e kontrollon krimi i organizuar”.
Kështu nisi ajo që quhet “Debat Politik” dhe mbaroi për të nisur të nesërmen po e njëjta gjë.
/AlpeNews.al


