• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PEDOFILI QË STREHOHEJ NË TIRANË/ Detaji tronditës: Mbrojti doktoraturën për dhunën ndaj fëmijëve dhe…
Home
Breaking News

PEDOFILI QË STREHOHEJ NË TIRANË/ Detaji tronditës: Mbrojti doktoraturën për dhunën ndaj fëmijëve dhe…

25 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ai abuzoi me një 14 vjeçar, i cili jetonte në një jetimore. Pasi u largua nga institucioni në fjalë, ai vodhi profilin e Facebook-ut, për të mashtruar minorenët e tjerë, kështu shkruajnë mediat italiane rreth tre vite më parë në lidhje me Massimiliano Croce, 45 vjeçarin italian i arrestuar nga policia sot (25 tetor) në Tiranë.

Me dy diploma në Pedagogji dhe Sociologji dhe një doktoraturë në kriminologji, duke mbrojtur tezën mbi abuzimin e fëmijëve në internet. Mbrojtja e kësaj teze ka ardhur pikërisht, pas dy dënimeve për sulme seksuale ndaj të miturve.

Një tjetër denoncim ndaj shtetasit romak, erdhi në verën e vitit 2014, kur edukatorët në një shtëpi përkujdesjeje ndaj fëmijëve, morën dëshmitë e adoleshentëve të abuzuar prej tij dhe ata kuptuan se dikush kishte vjedhur profilin e Facebook-t të viktimës për të kontaktuar me fëmijët e tjerë dhe adoleshentët.

Për të konfirmuar se veprimi ishte kryer nga ish-edukatori, bëri që policia të zhvillonte kontrolle në shtëpinë e tij. Në banesë u gjet një kompjuter me një mijë fotografi ‘porno’ me fëmijë, shumë prej të cilave u përdorte gjatë komunikimeve me skype. Në këtë mënyrë, ai krijonte kontakte me dhjetëra të rinj në shtëpi komunitare.

Për akuzat e ngritur, ish-edukatori u dënuar në prill të vitit 2015 me 9 vite burg për abuzim me fëmijë prej 8 vjetësh në jetimoren ” Santa Klaus” në Ostia, ku ai kishte shërbyer.

Ai u dënua gjithashtu me 3 vjet burg për akuza për dhunë ndaj fëmijëve të tjerë që ju besuan atij në kujdesin shtëpiak në zonën e kështjellave romake.

Sidoqoftë, Croce gjithmonë e ka konsideruar veten të persekutuar nga drejtësia.

Në dënimin përfundimtar, gjyqtarët vendosën ndalimin e përhershëm të tij nga zyrat publike dhe punët që përfshijnë kontaktet me të mitur. Prokurori romak, Stefano Rocco Fava tha pas hetimit, se i “pandehuri është një person, i cili ka përfituar nga institucionet për të mitur për të kënaqur devijimin e tij seksual. Fëmija që kemi shpëtuar, do të ketë trauma për të gjithë jetën”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Pas 30 minutash lojë, vjen goli befasues në Milan – Real Betis (VIDEO)
Previous article E BUJSHME/ Barcelona në negociata me Interin për të transferuar këtë sulmues

F.autor

Postime të ngjashme

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT