Demokratët nuk falin askënd që mbron “shënjestrat” e tyre politike, siç është rasti i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Madje as akademikun e shquar nga Kosova, Rexhep Qosjen, të cilin e kanë vënë nën goditjen e fortë me argumentin se ka mbrojtur Tahirin.
Kështu kreu i PD Lulzim Basha ka hedhur në aksion deputetin e tij të preferuar Agron Shehajn, për të sulmuar akademikun Rexhep Qosja, pas një shkrimi të tij të publikuar ditën e sotme me titullin, “Saimir Tahirit po i shkelen egër të drejtat e tij themelore nga akuzatorët politikë. Kanabisi, lëndë e parë tregtie në kohën e Nanos dhe Berishës”.
Sipas deputetit demokrat Rama pasi e mbrojti Tahirin, “tani u la radhën intelektualëve nostalgjikë të marksizëm-leninizmit”.
Postimi i plotë i Agron Shehajt:
Rexhep Qosja nuk e pranon dot që socialistët janë marrë me trafik droge. Nuk sheh as përgjimet e Antimafias, as Audi-n, as radarët që fiken.. dhe bëhet vegël e qeveritarëve Narkosocialist.
Rama, pasi e mbrojti Tahirin me Imunitet, me një pjesë të mediave (me para ose presion) dhe me Kryeprokuroren, tani u la radhën intelektualëve nostalgjikë të marksizëm-leninizmit. #nenukjeminjesoj #narkosocialist./tema


