• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD NË KRIZË PËR IDE/ Vokshi dhe Boçi shpalosin “vizionin” për arsimin, me një deklaratë copy-paste (FOTO)
Home
Shqipëri

PD NË KRIZË PËR IDE/ Vokshi dhe Boçi shpalosin “vizionin” për arsimin, me një deklaratë copy-paste (FOTO)

5 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklararoi se nxënësit kanë braktisur shkollat, e se shkak për këtë dukuri është bërë varfëria e familjeve shqiptare.

Teksa publikoi shifrat referuar INSTAT, deputetja demokrate theksoi se kreu i qeverisë nuk e ka prioritet arsimin dhe të rinjtë, duke shkaktuar kështu largimin e tyre nga vendi.

Sot deputeti i PD Luçiano Boçi, i ka ardhur në mbështetje deklaratës së Vokshit, duke bërë edhe ai deklaratën e tij, por diçka nuk shkonte gjatë leximit të deklaratës nga deputetit Boçi.

Dukej si “deja-vu”, por në fakt nuk ishte, deputeti demokrat njësoj si kolegia e tij Vokshi, kanë lexuar të njëjtën deklaratë, copy-paste duke u përpjekur secili në mënyrën e vetë ta intepretonte që mos të kuptohej.

Pjesë nga Deklarata e Vokshit:

“Kjo situatë duhet ndryshuar sa më parë për të mos lejuar që një tufë banditësh dhe injorantësh të shkatërrojnë arsimin, të zbrasin shkollat, të vrasin të ardhmen e fëmijëve tanë!

Partia Demokratike do të sigurojë tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin publik, pa përjashtim. Do të sigurojë mbështetje për nxënësit e studentët e familjeve në nevojë. Do mbështesë financiarisht nxënësit e talentuar e të shkëlqyer. PD do të mbështesë mësuesit e pedagogët duke siguruar kushte të mira e dinjotoze punë.

PD me të ardhur në pushtet do të shfuqizojë Ligjin e Arsimit të Lartë.

Për Partinë Demokratike, arsimi cilësor është prioritet i të gjitha prioriteteve, në radhë të parë si kontributi më madhor për rininë dhe të ardhmen!”

Deklarata e deputetit Luçiano Boçi:

Kjo situatë duhet ndryshuar sa më parë për të mos lejuar që një tufë banditësh dhe injorantësh të shkatërrojnë arsimin, të zbrasin shkollat, të vrasin të ardhmen e fëmijëve tanë!

Partia Demokratike;

Do të sigurojë tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin publik, pa përjashtim.

Do të sigurojë mbështetje për nxënësit e familjeve në nevojë.

Do të mbështesë financiarisht nxënësit e talentuar e të shkëlqyer.

Partia Demokratike do të shfuqizojë Ligjin e Arsimit të Lartë duke i dhënë mundësinë çdo të riu të ndjekë studimet, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjes së tij.

Partia Demokratike do të mbështesë mësuesit dhe pedagogët duke siguruar kushte dinjitoze pune.

Për Partinë Demokratike, arsimi cilësor është prioritet i të gjitha prioriteteve, si kontributi më madhor për rininë dhe të ardhmen!​

Deklaratat e deputetëve demokrat  i gjeni të publikuara edhe në faqen zyrtare të PD 

Nuk dimë të themi për reformat dhe risitë që do ndërrmarrë PD me ardhjen në qeveri, por “risia” Copy-paste mban ekskluzivitetin e tyre, si mungesë vizioni dhe shterpësie totale imagjinate.

Nëse nuk arrin të prodhojë një deklaratë të re, i çuditshëm mbetet fakti sesi mund të krijojnë një platformë origjinale për arsimin, ditën që do të përpiqen të drejtojnë vendin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GLADIATORI I MESFUSHË/ Më i miri në fushë, PANUCCI i beson yllit “danez”
Previous article "Festa e Lunikut" bën bashkë Ballën, Gurrën dhe Sejdinin: Shijojmë bukuritë e Librazhdit

k.autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT