• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PD DUHET TË NDËRRONTE EMËR”/ Bamir Topi për rikthimin e Berishës: E ka humbur moralin për të drejtuar
Home
Politikë

“PD DUHET TË NDËRRONTE EMËR”/ Bamir Topi për rikthimin e Berishës: E ka humbur moralin për të drejtuar

4 November, 2022 s.autor Politikë

Ish-presidenti Bamir Topi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, me moderatore Elisa Gjeranin.

Topi ka komentuar situatën aktuale të opozitës, teksa tha se ai ka sugjeruar që Partia Demokratike pas përçarjes duhet të ndryshonte emër për të ndryshuar. Sipas tij historia e partisë është çuar në hiç.

“E kam dhënë qëndrimin tim prej kohësh. Është dukur si sugjerim joracional, por ja ku jemi sot. Ky vend ka domosdoshmëri për bashkimin e krahut të djathtë. Këtu e djathta ka falimentuar me kohë, por sidoqoftë njeriu nuk mund të qëndrojë spektator i ngjarjeve që ndodhin. Nuk mund të mbetesh me kujtimet e të shkuarës. Koha ecën shpejt, politika edhe më shpejt. Unë kam dhënë një sugjerim, duke qenë se dy krahë brenda PD-së u ndanë për të mos u bashkuar, duhet arkivuar e shkuara, sepse do bësh një betejë për emrin dhe për siglën. Që domethënë se do kesh nevojë për historinë e PD-së. PD pavarësisht historisë pozitive që ka me të mirat dhe të këqijat e saj, për të bashkuar njerëzit, duhet të ndryshonte emër dhe të arkivonte historinë. Por nuk e bënë, dhe janë kapur pas siglës dhe tani presin vendimi ne Gjykatës për statutin. Të gjithë këtë histori ta çosh në hiç nuk është gjë e mirë.”– tha ai.

Ai komentoi dhe rikthimin e Sali Berishës në krye, teksa tha se e ka humbur moralin dhe po kërkon të marrë pushtetin për të dominuar sërish.

“Vazhdojmë të shohim një proces të degjeneruar të palëve. Segmente të caktuar kanë humbur moralin për të përfaqësuar njerëzit. Këta njerëz po mendojnë vetëm për të marrë pozicionin dhe të dominojnë sërish me atë pozicion dhe rasti më i mirë është Berisha. Një njeri që kërkon të eliminojë rrymat e reja. Berisha nuk ka ndryshuar. Kur ti merr përsipër të drejtosh opozitën, në një vend kur vendi ka nevojë ulëritëse për zërin e opozitës, në rast se ti bën opozitën e vitit ‘92 në 2022 je jashtë kohe.

Nuk e ka fajin vetëm Berisha, por të gjithë ata që janë rreth tij apo dhe kundër tij tani, kanë qenë në shërbim të tij prej kohësh. Të gjithë janë aty në lojë. Ata që janë në grupin kundra tani, kanë qenë në krah të tij.”– deklaroi Topi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Tërmeti i fuqishëm “trondit” Turqinë, dy persona u hodhën nga lartësia pasi...
Previous article LARGIMI NGA FUTBOLLI I PIKESË/ Rei Manaj mesazh për mbrojtësin e Barcelonës: Kënaqësi që…

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT