• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAZARE DROGE? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek
Home
Aktualitet
Kronikë

PAZARE DROGE? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

20 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vrasja e Jani Aliajt në burgun grek Koridhalos dyshohet se është porositur dhe paguar nga një tjetër shqiptar. Sipas hetimeve të autoriteteve greke, i dyshuari, i pa identifikuar, ka pasur përplasje me Jani Aliajn për pazare droge. Aliaj kishte dalë me leje nga burgu i Koridhalos 3 javë më parë dhe ishte rikthyer prapë. Ai ishte në proces ekstradimi drejt Shqipërisë pasi është dënuar për vrasjen e Elton Çiços në vitin 2016 në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Jani Aliaj është tentuar të vritet edhe disa muaj më parë në burg, por atentati nuk u realizua sipas mediave greke.

49-vjeçari shqiptar nga Tepelena është vrarë sapo ka dalë në agjërim. Autori një 28-vjeçar grek e ka qëlluar tri herë me një mjet prerës të improvizuar si thikë. 28-vjeçari grek e ka qëlluar dy herë në gjoks dhe një herë në qafë. Pas sulmit Jani Aliaj është larguar drejt qelisë së tij aty ku edhe ndërroi jetë dhe u gjet nga gardianët e burgut. Autori i vrasjes 28-vjeçari grek ndodhej në burg që në gusht të 2025-s pasi vrau shqiptarin Artur Bashimi.

Jani Aliaj prej janarit të vitit 2025 qëndronte në burgun grek të Koridhalos dhe ishte në proces për t’u ekstraduar drejt Shqipërisë për vrasjen e Elton Çiços, ekstradim i cili ende nuk ishte aprovuar nga autoritetet greke. Aliaj u arrestua në Athinë më datë 1 janar 2025 pas 9 vitesh në arrati. Ai kishte ndryshuar look, duke mbjellë edhe flokët, për t’iu fshehur drejtësisë.

Në vitin 2016 shkak për vrasjen e Çiços dyshohet se ka qenë hasmëria mes rivalëve, e nisur në Greqi, kur të dy ishin në burg. Aliaj kishte qenë në burg për vrasje, ndërsa Çiço për trafik droge. Policia dyshonte se shkak ka qenë fakti se Elton Çiço, gjatë një konflikti në burg në vendin fqinj, e kishte plagosur Jani Aliajn. Dyshohet se konflikti kishte vijuar edhe në Shqipëri, ku Aliaj ishte plagosur edhe në Gjirokastër. Edhe për këtë ngjarje u dyshua Elton Çiço. Konflikti vijoi deri në vitin 2016, kur Aliaj vrau Elton Çiçon brenda një lokali në zonën e ish-Bllokut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PËRJASHTUA NGA KUVENDI/ Shqyrtohet sot ankimi i demokratëve, kërkojnë mbledhje me prezencë të kamerave
Previous article "PSE I JEP MAKINËS KËSHTU?" U godit me çekiç, zbardhen DETAJE nga vrasja e 57-vjeçarit në aksin Mamurras-Krujë

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT