• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASIGURIA NDAJ TË MITURVE NË INTERNET/ Çdo 3 ditë raportohet të paktën një kërcënim ndaj fëmijëve
Home
Sociale

PASIGURIA NDAJ TË MITURVE NË INTERNET/ Çdo 3 ditë raportohet të paktën një kërcënim ndaj fëmijëve

8 February, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Në Shqipëri gjatë vitit 2019 janë gjashtëfishuar kërcënimet, përndjekjet dhe shantazhimet ndaj fëmijëve dhe të rinjve. Kjo referuar raportit të 2 Kombëtar për Internetin e Sigurtë në Shqipëri që u bë publik nga ekspertët e Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri.

Të dhënat kryesore të Raportit “Urrejtja ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Internet”, tregojnë se kërcënimet, shantazhi dhe përndjekja u raportuan jo vetëm nga fëmijët e moshës 15-17 vjeç, që përbëjnë grup-moshën kryesore të të ankimuarve, por edhe moshat e tjera.

Mungesa e dënimeve apo zvarritja e gjykimeve të rasteve të dhunës dhe ngacmimit seksual online, tregon se institucionet ligj-zbatuese nuk kanë teknologjinë dhe personelin e mjaftueshëm, për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë në mbarë vendin. Mangësitë në legjislacionin penal shkaktojnë çoroditje tek institucionet ligj-zbatuese, të cilat përballen me shkeljen e të drejtave të fëmijëve, përfshirë këtu krimet kibernetike dhe ngacmimet online.

Një gjetje që bën përshtypje gjatë vitit 2019, në lidhje me gjuhen e urrejtjes, është se të dyja gjinitë kanë patur incidente në internet thuajse në një masë të barabartë, krahasuar me vitin 2018, ku ankesat kryesore erdhën përgjithësisht nga vajzat.

Raporti tregon se çdo tre ditë një fëmijë raporton të paktën një incident për internet të pasigurt në Shqipëri. Rrjetet sociale janë edhe mjediset kryesore, ku fëmijët dhe të rinjtë raportojnë numrin më të madh të incidenteve online.

Instagrami është platforma në të cilën fëmijët dhe të rinjtë kanë ndeshur më shumë dhunë, bulizëm, abuzim apo vjedhje të profilit, pornografi të fëmijëve, nuditet apo gjuhë urrejtje.

Për Instragramin janë paraqitur rreth 68% të ankesave, ndjekur nga Youtube me 17% dhe Facebook me 4%. /TCH/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT FESTON 99 VJETORIN/ Flet Nexhmija Hoxha: Jeta ime pa Enverin
Previous article VERONA-JUVENTUS/ Marash Kumbulla dhe Rrahmani përballë Kampionëve të Italisë (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori Aktualitet

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT