• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PASI TA QËLLOSH MERRI MAKINËN”/ I premtuan 5 mijë euro, arrestohet maturanti që u porosit për vrasjen me…
Home
Breaking News

“PASI TA QËLLOSH MERRI MAKINËN”/ I premtuan 5 mijë euro, arrestohet maturanti që u porosit për vrasjen me…

1 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Lezhës ka parandaluar një vrasje me pagesë, që ishte planifikuar nga një 43-vjeçar nga fshati Shënkoll, duke vënë në pranga ekzekutorin dhe personin që i kishte ofruar para për realizimin e krimit.

 

 Burime zyrtare të Policisë thanë se është arrestuar një 18- vjeçar nga Gramshi e banues në Elbasan, si i dyshuar për kryerjen e vrasjes, si dhe personi që dyshohet të jetë porositësi. Burime nga grupi hetimor thanë se adoleshentit me iniciale S.H. i ishin premtuar 5 mijë euro nga shtetasi M.K. për të vrarë një person nga fshati Rrilë i Lezhës, si dhe për t’i grabitur edhe një fuoristradë që ai kishte në përdorim. Megjithëse nga të dhënat e para dukej si një plan për grabitje, burime nga grupi hetimor thanë se qëllimi nuk ishte makina, por plagosja ose vrasja e shtetasit nga fshati Rrilë, pasi dyshohet se porositësi ka pasur një konflikt të mëparshëm me të.

MATURANTI

Adoleshenti i arrestuar në Lezhë, të cilit i ishin premtuar 5 mijë euro për vrasjen e një personi, ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie”. Kjo masë ishte dhënë nga Gjykata e Elbasanit për 18-vjeçarin S.H. nga Gramshi, i arrestuar pak kohë më parë për një vjedhje me armë. Megjithatë, Gjykata kishte bërë një lëshim për të, duke qenë se ishte maturant dhe për t’i dhënë që të ndiqte shkollën, e kishte lejuar që të dilte nga shtëpia nga ora 08:00 deri në orën 13:00. Kjo rrethanë lehtësuese ishte dhënë nga Gjykata, që adoleshenti të mos pengohej në ndjekjen e studimeve. Megjithatë, ai duket se e ka shfrytëzuar për të vazhduar aktivitetin e tij kriminal. Ende nuk dihet se si mund të jetë kontaktuar 18- vjeçari nga shtetasi M.K. nga Shënkolli, megjithatë burimet thanë se nga të dhënat e siguruara në rrugë operative, rezulton se ata kanë komunikuar për realizmin e vrasjes 2 ditë para arrestimit.

OPERACIONI

Policia e Lezhës njoftoi dje se është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Porosia”, duke u parandaluar një ngjarje e rëndë kriminale. Sipas të dhënave, është parandaluar një tentativë për vrasjen e një personi dhe grabitja e makinës së tij. Gjatë operacionit janë sekuestruar mjetet që do shërbenin për krimin, një armë zjarri, municion luftarak, maska e doreza dhe sende të tjera që do përdoreshin nga autorët. Në pranga kanë rënë dy autorët e dyshuar, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në banesë”, për vjedhje me armë. Më datë 30.03.2019, strukturat e Komisariatit te Policisë Lezhë, falë marrjes në kohë të informacionit për një ngjarje të rëndë kriminale që do të ndodhte gjatë natës në fshatin Rrilë, menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Porosia”.

Policia tha se pas një pune të mirëorganizuar dhe ndërhyrjes së guximshme të agjentëve të Policisë Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve S.H., 18 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan dhe M.K., 43 vjeç, me banim në fshatin Shënkoll të Njësisë Administrative Shënkoll.

POROSIA

Sipas Policisë, shtetasi S.H. ishte porositur nga shtetasi M.K. më datë 30.03.2019, që gjatë orëve të vona të natës të qëllonte me armë zjarri në drejtim të një shtetasi me banim në fshatin Rrilë të Bashkisë Lezhë. Për arsye hetimi, policia nuk bëri të ditura gjeneralitetet e tij. Pasi ta kishte qëlluar, ai ishte porositur që t’i merrte automjetin në oborrin e banesës së tij për t’u larguar.

Në përfundim të të gjithë punës, personi që e kishte porositur i kishte premtuar 18- vjeçarit shumën prej 5 mijë eurosh. “Falë m01arrjes në kohë të informacionit si dhe zhvillimit të operacionit ‘Porosia’, rreth orës 20:00, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë është kapur në flagrancë shtetasi S.H., në fshatin Rrilë të Njësisë Administrative Shënkoll, në afërsi të një dyqani ushqimor me një armë zjarri automatik kallashnikov”, tha zyrtarisht Policia. Dy të arrestuarit akuzohen për “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, në ngarkim të shtetasit M. K., ndërsa “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”, në ngarkim të shtetasit S.H..

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM VENDOSUR TË TËRHIQEM"/ Luana Vjollca jep lajmin e trishtë për fansat
Previous article KINI KUJDES/ Ja të gjitha shenjat paralajmëruese të kancerit të qafës së mitrë

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT