• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASI SULMOI SHBA DHE BE/ Meta “shqetësohet” për nderkombëtarët: Ja kush po na e prish imazhin në botë
Home
Politikë

PASI SULMOI SHBA DHE BE/ Meta “shqetësohet” për nderkombëtarët: Ja kush po na e prish imazhin në botë

31 May, 2021 F.autor Politikë

Ilir Meta i rikthehet sërish publikimit të të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve para zgjedhjeve të 25 prillit, duke thënë se “ky skandal meriton një hetim të thellë dhe të gjithanshëm”.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kreu i Shtetit thekson se të dhënat personale të çdo shtetasi, që depozitohen në institucionet publike dhe administrohen në bazat e të dhënave shtetërore, janë personale, mbrohen me ligj dhe kanë për qëllim përdorimin e tyre vetëm për interesin e shtetasve dhe të shtetit.

Më tej, Meta deklaron se “Skandali i patronazhistëve, që dëmtoi rëndë imazhin e Shqipërisë në botë, duke vijuar të zerë ende hapësirë në mediat prestigjioze ndërkombëtare, si “Le Figaro”, ashtu si edhe çdo krim tjetër zgjedhor, meriton të zbardhet plotësisht dhe pa zvarritje të mëtejshme, ndërkohë që autorët dhe bashkëpunëtorët e tyre duhet të dalin para drejtësisë”.

Mesazhi i Metës:

Skandali i vjedhjes së të dhënave personale të rreth 910 mijë qytetarëve të Tiranës nga Regjistri Publik Shtetëror dhe keqpërdorimi i tyre në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit, duke u përdorur si mjet shantazhi, intimitidimi dhe presioni për të siguruar votën dhe mbështetjen, meriton një hetim të thellë dhe të gjithanshëm.
Në datat 12 prill 2021, 19 prill 2021 dhe 20 prill 2021 u kam kërkuar zyrtarisht me shkresë dhe publikisht SPAK dhe Prokurorisë të zbardhin plotësisht të vërtetën, autorët dhe urdhëruesit e këtij skandali, që përbën jo vetëm veprimtari të ndaluar nga neni 91 i Kodit Zgjedhor, por përmban elementë të disa veprave penale të parashikuara nga Kodi Penal, duke filluar nga shpërdorimi i detyrës (neni 248 i Kodit Penal) i konsumuar nga funksionarët, që kanë për detyrë të administrojnë dhe mbrojnë këto të dhëna, deri te “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a, i Kodit Penal.
📌 https://president.al/presidenti-republikes-kerkon-spak…/
📌 https://president.al/deklarate-per-shtyp-e-presidentit…/
📌 https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/731988874161816/
📌 https://president.al/kerkese-e-perseritur-per-kryerjen-e…/
Të dhënat personale të çdo shtetasi, që depozitohen në institucionet publike dhe administrohen në bazat e të dhënave shtetërore, janë personale, mbrohen me ligj dhe kanë për qëllim përdorimin e tyre vetëm për interesin e shtetasve dhe të shtetit.
Çdo përdorim i këtyre të dhënave, qoftë dhe për të furnizuar baza të tjera të dhënash, që krijohen nga një parti politike për qëllime të saj, është një cenim skandaloz i të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, që krijon terren për keqpërdorimin e tyre, veçanërisht duke ekspozuar para grupeve kriminale vendase apo të huaja, zyrtarë të lartë të drejtësisë, të ruajtjes së rendit publik, të sovranitetit dhe të sigurisë kombëtare të vendit.
Skandali i patronazhistëve, që dëmtoi rëndë imazhin e Shqipërisë në botë, duke vijuar të zerë ende hapësirë në mediat prestigjioze ndërkombëtare, si “Le Figaro”, ashtu si edhe çdo krim tjetër zgjedhor, meriton të zbardhet plotësisht dhe pa zvarritje të mëtejshme, ndërkohë që autorët dhe bashkëpunëtorët e tyre duhet të dalin para drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL FOTO/ Bënte modeling dhe VIDEO në zyrën e Gjykatës, gjyqtarja Enkeleda Kapedani në 2003 në Miss Shqipëria
Previous article EKZEKUTOI 25-VJEÇARIN/ Shkodrani pranon krimin: Ajo punë ka ndodhur... (ÇFARË VENDOSI GJYKATA)

F.autor

Postime të ngjashme

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin... Breaking News

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT