• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASI E VRANË, I SHKRUAN EDHE LETRËN E LAMTUMIRËS/ Poezitë e të fejuarës së Behar Bajrit nuk ishin nga dora e saj
Home
Breaking News

PASI E VRANË, I SHKRUAN EDHE LETRËN E LAMTUMIRËS/ Poezitë e të fejuarës së Behar Bajrit nuk ishin nga dora e saj

26 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy fletë fletoreje të shkruara me poezi, të cilat janë gjendur në dhomën, ku u konstatua e pajetë Fabjola Hyseni, ish-e fejuara 15-vjeçare e Behar Brajoviç (Bajri), rezulton të mos jenë shkruar prej saj.

Ky është konkluzioni i një ekspertimi grafik që i është bërë në korrik 2019, shkrimit që viktima ka përdorur në fletoret e shkollës me shkrimin e dy fletëve me poezi të gjetura shumë pranë trupit të pajetë, i cili u gjend në njërën nga dhomat e shtëpisë së Behar Bajrit, në Shkodër. Kjo ngjarje ka ndodhur në 29 qershor 2002, ku 15-vjeçarja është raportuar si e vetëvrarë me tre plumba, ku mësohet se njërin prej tyre, e ka pothuajse pas shpine. Behar Bajri, i arrestuari kryesor për këtë ngjarje dhe i dyshuari nga prokuroria si personi i dyshuar për këtë vrasje, ka mohuar në mënyrë kategorike se e ka kryer këtë krim. Por nga ana tjetër, prokuroria ka krijuar bindjen e fortë, tashmë të mbështetur jo vetëm tek sekuestrimi i armës, por edhe në këtë ekspertim grafik të shkrimit të poezive, se autor i dyshuar është pikërisht Behar Bajri, njëri prej personave më të përfolur në botën e krimit në Shkodër. Në dosjen që disponon “Shqiptarja.com”, prokuroria thotë se me të njëjtën pistoletë tip “TT” që është qëlluar 15-vjeçaria Fabjola Hyseni në vitin 2002, është qëlluar në 7 shkurt 2001 Arben Tuzi, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën “Qemal Stafa” në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur dhe Lulzim Molla.

Po kështu sipas prokurorisë, e cila bazohet në një ekspertim-balistik të armës, i cili mban datën 3 korrik 2002, akuza shpjegon se pikërisht me pistoletën tip “TT” të sekuestruar në banesën e Behar Bajrit, është qëlluar në 21 mars 1999, për herë të parë Arben Tuzi. Goditja sipas prokurorisë dyshohet të jetë kryer nga Behar Bajri dhe Bardhyl Bajri. Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën automobilistike Malësi e Madhe-Shkodër, por askush nuk ka mbetur i vrarë. Por në sallën e gjyqit avokati mbrojtës i Behar Bajrit, Alban Bengasi i tregoi gjykatës së arma e sekuestruar nga prokuroria, nuk ka asnjë lidhje me dy sulmet me armë ndaj Arben Tuzit dhe Lulzim Mollës.

Sipas avokatit, kjo është një gafë e prokurorisë që po heton çështjen penale, pasi nuk ka lexuar mirë dhe qartë ekspertimin balistik të armës tip “TT”, të kryer nga prokuroria e Shkodrës në 3 korrik 2002. Avokati i tha gjykatës se:”…nga përmbajtja e aktit të ekspertimit balistik, rezulton se dy fletët, konkretisht në anën e djathtë janë të zbehta si rrjedhojë e problemeve me bojën kompjuterike gjatë printimit të këtij dokumenti…”. Veç të tjerash avokati Bengasi, shtoi në kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë për Behar Bajrin se:“…nga burime konfidenciale dhe tepër të sigurta, rezulton se përmbajtja e aktit të ekspertimit balistik të vitit 2002, është krejt e ndryshme nga sa e paraqet prokuroria, pasi aty, në anën e djathtë të dokumentit, ku nuk duket, është fjala lidhëse “nuk”, gjë e cila është zhdukur si pasojë e problemit me priterin…”. Nisur nga këto rrethana është kërkuar zëvendësimi i masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë për Behar Bajrin. Por gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi të rrëzojë këtë kërkesë me argumentin se: ”…argumentat e paraqitura nga mbrojtja, duke u bazuar në burime të sigurta konfidenciale dhe pa mbështetje proceduriale, janë joprofesionale…”.

Ndërkohë një muaj pas rrëzimit të kësaj kërkese nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, pikërisht kjo gjyqtare në nëntor 2019, vendosi një tjetër masë sigurime “arrest në burg” për Behar Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Sirjan Alia dhe Jorida Murati, të akuzuar për gjobëvënien në ngarkim të një pronari restoranti në Shirokë Ardi Vajushi, një pronar agjensie udhëtimi në Shkodër Arjet Miloti dhe biznesmeni Ardjan Kiri. Ndërsa masa sigurime arrest shtëpie janë aplikuar për personelin e Spitalit të Shkodrës, si Senad Halluni, Florine Hoxha dhe Mira Nikaj, të cilat kanë kryer punësimin e paligjshëm dhe kanë paguar pa asnjë ditë pune, Jorida Muratin, mikeshën e Behar Bajrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇFARË I DUHEJ PD-s..."/ Myslim Murrizi zbulon si e dekonspiroi një nga ministrat teknikë të Bashës: Një nga ata që lyhet dhe bën si “Van Dam”
Previous article "ZËRI I AMERIKES"/ Korrik 2017, kur u hodhën themelet e "Minishengenit Ballkanik" dhe Kosova ishte DAKORD

k.autor

Postime të ngjashme

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë Aktualitet

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT