Dy ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Durrësit, dorëzojnë dorëheqjet tek kryetarja Emiriana Sako të gjithë drejtorët e institicionit. Gjithashtu mësohet se dorëheqjet i kanë dorëzuar edhe kryetarët e Njësive Administrative në varësi të Bashkisë.
Një grup pune është ngritur për verifikimin dhe kontrollin e performancës së tyre dhe deri në fund të korrikut, pas analizës do vendoset se cili do qëndrojë dhe kush do ikë. Gjithashtu mësohet se po kontrollohet edhe performanca e punës së drejtorëve rajonalë, përveç atij te Drejtorisë së Policisë së Durrësit.
Ndërkohë mësohet se pak më vonë do të shqyrtohet edhe performanca e drejtorëve rajonalë me përjashtim të drejtorit të policisë qarkut.
Rama kërkoi freskim të drejtorëve të bashkisë.


