Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Fatmir Lleshaj, dhe shefi i Komisariatit, Nik Nikollajanë shkarkuar nga detyra. Shefi i stacionit policor në Theth është pezulluar nga detyra, dhe ndaj tij ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë. Shkak janë bërë ndërtimet pa leje në Theth dhe zaptimi i hapësirave publike. Në krye të policisë së Shkodrës është komanduar Gentian Berberi. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një deklaratë, paralajmëroi edhe drejtuesit e qarqeve të tjera që do të mbajnë përgjegjësi nëse konstatohen shkelje. Ai tha se nëse një drejtues policor nuk e di sesa veprime pa leje janë ndërmarrë, nuk mund të rrijë më në detyrë.
“Ky është një mesazh i qartë edhe për të gjithë Drejtorët Vendorë të Policisë në qarqe që do të mbajnë përgjegjësi direkte nëse symbylljen apo padijen mbi territorin të vartësve të tyre, nuk e konstatojnë ata vetë përpara se ta konstatoj unë apo përpara se sa ta ketë konstatuar i gjithë komuniteti! I ftoj edhe njëherë qytetarët që çdo rast abuzimi, neglizhence apo sjelljeje të papërshtatshme nga punonjësit e Policisë ta denoncojnë menjëherë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.”, u shpreh Proda.


