Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar fundin e pandemisë COVID-19. OBSH deklaroi se Covid-19 nuk përfaqëson më një “urgjencë globale shëndetësore”. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ky është një hap i madh drejt fundit të pandemisë që ka vrarë miliona njerëz, ka ndërprerë ekonominë globale dhe ka shkatërruar komunitete.
Komiteti i Emergjencës i OBSH-së u takua të enjten dhe rekomandoi agjencinë e OKB-së të shpallë fundin e urgjencës së shëndetit publik, rekomandim i cili u miratua ditën e sotme. Zyrtarët thanë se shkalla e vdekjes së virusit kishte rënë nga një kulm prej më shumë se 100,000 njerëz në javë në janar 2021, në pak më shumë se 3.500 njerëz më 24 prill.


