• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FUSHATA NË TEPELENË/ Rama: Votoni të çojmë projektet para, nuk mund t’i jepni mundësi çiftit të non-gratës
Home
Politikë

FUSHATA NË TEPELENË/ Rama: Votoni të çojmë projektet para, nuk mund t’i jepni mundësi çiftit të non-gratës

5 May, 2023 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka bërë mbylljen e fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit në Tepelenë.

Rama në fjalën e tij ka sjellë në vëmendje edhe një herë nismën e qeverisë për rritjen e pagës mesatare deri në prill të 2024 në vlerën e 900 eurove.

Kreu i qeverisë është shprehur se projektet e nisura nuk duhet që të ngelen në mes ndaj ai ka bërë thirrje që ato të mos gabojnë në votën e tyre në këto zgjedhje dhe të jenë në krahun e investimeve.

“E ardhmja e Tepelenës ku unë fus edhe Memaliaj, kemi 4 kompani që janë në garë për rrugën Ballaban-Beran, mblidhni mendjen mos na fusni në mes të rrugës ferra. Bashkojuni në mënyrë që ti çojmë edhe më shpejt përpara punët. Kalaja është në punë sot që flasim, dhe kur të vijmë prap këtu, kalaja nuk do të jetë më kantier, por do të jetë një tjetër motor ekonomik. Ty brenda do të ketë shërbime, hoteleri të vogël, kalaja do të gëlojë nga turistët. Kujt do ti shkonte mendja që ato që kanë ikur prej vitesh do të investonin 40 milionë euro në këtë bashki. Po ju them se katërfishi i tyre do të investohet në vitet në vijim. Bëni agroturizëm, sepse këtu fitoni shumë më tepër sesa të punosh për grekë dhe për italianë, e kanë parë që funksionon e kanë bërë dhe do ta bëjnë edhe më shumë.

Banka Botërore para pak javësh ka publikuar një raport, ku thuhej se Shqipëria ka krijuar një mundësi më të qëndrueshme në rajon. Kemi bërë rritjen më të madhe për pagat, nga prilli që kam pas deri në prillin e ardhshëm ku paga mesatare do të shkojë në 900 euro, një rritje që do të reflektojë edhe në privat. Nuk ka diskutim se shqiptarët do e shikojnë me frymëzim të ardhmen. Do ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në 2030 nuk kam parasysh vetëm bregdetin, por kam parasysh Tepelenën, alpet, Shkodrën, Kukësin, trashëgiminë kulturore dhe Korçën. Sot vjen këtu dhe pi kafe dhe për më pak se një orë je në bregun e Jonit dhe e anasjellta shkon e bën pushime në Jon dhe vjen e shikon kalanë e Ali Pashës, rrugës nuk ka qofte te daja po do të paguash dyert që presin miq dhe me ato të ardhura do të rritet ekonomia familjare si kurrë më parë”, është shprehur Rama.

Ndër të tjera në fjalën e tij para qytetarëve të Tepelenës në fushatën e tij përmbyllëse kryesocialisti është shprehur se shqiptarët nuk mund të japin më mundësi çiftit “salike” për të ardhur sërish në pushtet për të marrë gjakun e tyre.

Sipas tij nuk është më koha për të humbur dhe për tu kthyer pas.

“Sot jemi në një epokë tjetër, ky lumi këtu ka marrë status të veçantë në Evropë, dhe e njeh si park kombëtar të lumit të egër në trupin e saj, dhe kjo nuk është çështje statusi, por është çështje e të ardhmes ekonomike pasi numri i turistëve do të shumëfishohet vit pas viti. Çifti “salikja” vijnë bashkë vërdallë, salike non grada nuk kanë shans më që të japin më shqiptarëve por duhet që të japin llogari për borxhet e gjakut në bulevard dhe për hidrocentralet e vjedhura drejtësia vonon por nuk harron. Ky flamur është i rresektuar si kurrë ndonjëherë më parë në sytë të botës. Të votosh për “Salike” non gradën do të thotë të vendosësh një damkë këtij flamuri”, ka thënë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TRE VITEVE PANDEMI/ Organizata Botërore e Shëndetësisë: COVID-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore
Previous article MIJËRA PRODUKTE FALSE ME LOGON E "DISNEY"/ Kapet në Pire kontejneri, kishte destinacion Shqipërinë

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin Politikë

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve Politikë

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

BEGAJ VIZITË NË LUGINËN E PRESHEVËS/ Takime me faktorin shqiptar: I sigurova që do të jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve Politikë

BEGAJ VIZITË NË LUGINËN E PRESHEVËS/ Takime me faktorin shqiptar: I sigurova që do të jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT