Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, po qëndron në Venezuelë për të shfaqur përkrahjen ndaj liderit Nicolas Maduro, ndërsa Moska po tenton ta shtyjë përpara shtetin e Amerikës jugore në një periudhë të kolapsit ekonomik dhe kërcënimeve për sanksione të reja nga SHBA-ja.
Duke diskutuar në një konferencë të përbashkët në Karakas, Lavrov u zotua se do të shtyjë përpara tregtinë e përbashkët si dhe do të rris bashkëpunimin në energji, mjekësi dhe sektorin e bujqësisë.
Ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë liderin opozitar, Juan Guaido. Guaido konsiderohet president i Venezuelës nga të paktën pesë shtete.
Gjatë vizitës së Guaidos, Trump kishte ritheksuar përkushtimin e administratës për të ndalur korrupsionin dhe diktaturën e Nicolas Maduros.
Ndryshe, ekonomia e Venezuelës ka shënuar rënie të madhe, me inflacion afro 10,000 për qind. Sipas Kombeve të Bashkuara, miliona banorë janë larguar nga vendi, në kërkim të ushqimit dhe punësimit.


