• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS PESË VITESH/ Nga 1 prilli, hapen bastet sportive online në Shqipëri! Si do të funksionojë skema
Home
Aktualitet
Kronikë

PAS PESË VITESH/ Nga 1 prilli, hapen bastet sportive online në Shqipëri! Si do të funksionojë skema

13 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas 5 vitesh të mbyllura në Shqipëri, duke filluar që nga 1 prilli, bastet sportive do të jenë të ligjshme. Pasi mazhoranca socialiste kaloi mes tensioneve projektligjin në Parlament, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin e ri, i cili hynë në fuqi që nga data 1 prill i këtij viti.

Por si do të funksionojë skema?

Gjithsej do të jenë 10 kompani që do të ushtrojnë aktivitetin e basteve sportive online në vendin tonë. Secila nga këto kompani, duhet të ketë përvojë në 3 shtete të BE/OECD për të paktën 3 vite, dhe se duhet të ngurtësojnë një fond prej 170 milion lekësh si garanci, ku 120 do të kalojnë llogari të Ministrisë së Financave dhe do të zhbllokohen vetëm me urdhër të saj, ndërsa 50 milionë të tjera do të jenë në llogari të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ose ndryshe AMF-lsë.

Po ashtu licenca për të ushtruar aktivitetin do të jetë për 10 vite dhe do të kushtojë 400 milionë lekë. Theksohet se këto para duhet të kenë burim të justifikueshëm. Gjithashtu, këto kompani duhet të jenë të regjistruara në QKB dhe duhet të afishojnë edhe tabela që tregojnë anët negative të lojërave të fatit.

Ndërsa është ulur edhe mosha e lejuar, ku lojtarët tani duhet të jenë mbi 18-vjeç dhe jo 21 siç ishte në ligjin e mëparshëm.

I gjithë sistemi do të jetë online dhe do të jenë bankat tregtare dhe agjentët financiarë, që do të ndërmjetësojë pagesat dhe tërheqjet në llogari të klientëve dhe organizatorit. Po ashtu, lojtarët do të regjistrohen me kartë ID dhe do të luajnë sipas vlerë që iu lejohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ “Tre të dënuarit me vdekje, i lanë tre ditë të varur në shesh”, kujtimet e italianit Canciani: Një grup fëmijësh...
Previous article LUFTA NË GAZA/ Borrell në OKB: BE do të bëjë gjithçka për krijimin e shtetit palestinez

s.autor

Postime të ngjashme

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT