Melania Trump po planifikon një vizitë të dytë në kufirin e SHBA ku ende nuk është harruar mesazhi që dha në takimin e parë.
Ditën e enjte, Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se bashkëshortja e tij Melania ndodhej në kufirin me Meksikën, pas disa ditë polemikash të ashpra për ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në SHBA.
“Mua nuk më intereson fare, po ty?” – shkruhej në xhaketën e veshur pikërisht në ditën që vendosi të vizitojë fëmijët.
Kaq mjaftoi që fansat të kryqëzonin Zonjën e Parë të Amerikës se vizita e saj është e gjitha një farsë dhe se Melania nuk ka respektuar fëmijët e ndarë nga prindërit.
Menjëherë Presidenti Trump me anë të një postimi në “Twitter” tha: “Është thjesht një xhaketë. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur. Shpresoj që media të mos fokusohet tek xhaketa, por tek qëllimi i vizitës.”
Nuk dihen ende detaje të vizitës se Zonjës së Parë po pritet që edhe kjo vizitë të prodhojë zhurmë mediatike.


