• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ekzekutimi i biznesmenit në Vlorë/ Arrestohet një tjetër person. Akuzohet se…
Home
Breaking News

Ekzekutimi i biznesmenit në Vlorë/ Arrestohet një tjetër person. Akuzohet se…

27 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Vlores ben me dije se ka arrestuar sot shtetasin Donel.Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë. “Arrestimi i tij u be pasi gjykata ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprën penale ”Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal”- njofton policia.

Njoftimi i policise

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve ndaj personit dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

Donel.Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë.

U krye ndalimi i tij pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me Vendimin Nr.169, datë 20.06.2018, ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprën penale ”Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

(Lidhur me ngjarjen e datës 04.06.2018, ku në lagjen ”Pavarësia”, mbeti i vrarë shtetasi V.D.)

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Arrestimet fill pas ngjarjes

Si rezultat i një punë të mire organizuar është bërë e mundur zbardhja në kohë rekord e ngjarjes, identifikimi i autorëve të cilët janë shpallur në kërkim si dhe kapja e arrestimi i shtetasve të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Konkretisht, janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit:

Ø E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;

Ø A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Ø Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,

Ø Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar:

– një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krëhër me fishekë.

– një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm,

– një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar.

– si dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të:

– Shtetasve E.A., dhe A.C., për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

– Shtetasit Nekid Arapi dhe Amarildo Grembi për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E kërkoi Real Madrid, por ylli i madh po transferohet te Barcelona
Previous article Pas “Mua nuk më intereson fare, po ty?”, Melania Trump sërish në kufi për emigrantët

Ina.Autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT