• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS BASHËS, SULMON DHE BERISHËN/ “Rishfaqet” Rudina Hajdari: Reagoi vetëm pasi iu cënua interesi
Home
Politikë

PAS BASHËS, SULMON DHE BERISHËN/ “Rishfaqet” Rudina Hajdari: Reagoi vetëm pasi iu cënua interesi

13 October, 2021 F.autor Politikë

Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka komentuar luftën e brendshme që po zhvillohet në PD, pas përjashtimit të Sali Berishës.

Nga SHBA, në një lidhje direkte për “Zona Zero” në Top News, Hajdari tha se aktualisht në selinë blu po zhvillohet një garë “mes pronarëve”, për interesa personale.

“Kemi të bëjmë me një garë muskujsh, mes pronarëve të partisë. Njëri ish-pronar dhe tjetri pronar. Nuk shoh ndonjë mundësi hapjeje të PD-së”, tha Rudina Hajdari.

Sipas ish-deputetes, Sali Berisha reagoi vetëm pasi iu cënua interesi personal. Sido që të shkojë “lufta” në PD, Hajdari la të kuptohet se nuk beson se ish-kryeministri mund të fitojë sërish besimin e qytetarëve.

Situata në PD?

Ajo që ndodh në PD, e kemi parë dhe tejparë. Kemi të bëjmë me një garë muskujsh, mes pronarëve të partisë. Njëri ish-pronar dhe tjetri pronar. Nuk shoh ndonjë mundësi hapjeje të PD-së. Unë kam qenë kritike nga Lulzim Bashës. Vendimi i tij për t’u larguar nga parlamenti ishte një vendim antiamerikan. Asnjë nuk iu përgjigj thirrjeve të ndërkombëtarëve, që ishin kundër kësaj lëvizje. As ish-kryetari, Sali Berisha nuk i kritikoi këto vendime që sollen pasoja të rënda për PD. PD humbi bazën, humbi pushtet. Ne po vuajmë pasojat e vendimeve të Bashës.  Sali Berisha e ka patur PD-në si pronë dhe kërkon që ta rimarrë. Berisha ka marrë vendime po aq autokratike. Berisha foli vetëm tani në fund, pasi gjatë kësaj kohe nuk e ka ngritur zërin për moszbatim statuti apo lidhur me vendime të tjera të Lulzim Bashës.

Foltorja e Berishës

Sali Berisha duhet t’i kishte ngritur shumë më parë këto çështje. Ai po reagon tani, vetëm pasi iu cënua interesi personal. Berisha ka bërë të njëjtat gabime që ka bërë Basha. Nuk mendoj se Berisha mund të fitojë përtej strukturave të PD-së. Në fund të fundit në presim ndërrimin e pushtetit, por kjo nuk po ndodh.

Duhet një ndryshim më thelbësor brenda opozitës, që të mos lidhet me individët, por me vlerat demokratike të PD-së.

A do rikthehet Rudina Hajdari për të marrë PD-në?

Kjo nuk është në dorën time. Kjo bëhet duke hapur partinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NE LUAJMË GJITHMONË PËR..."/ Veretout sfidon Juventus-in dhe zbulon si e ka ndryshuar Mourinho ekipin
Previous article U MPOSHT NGA FURY ME "KO"/ Komisioni merr vendimin, boksieri Wilder pezullohet për 6 muaj. Ja shkaku...

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport Breaking News

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT