• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS 30 VITESG PARA DREJTËSISË/ Vrau gruan pasi refuzoi të ishte prostitutë dhe eliminoi dy vëllezër, detaje nga arrestimi i Sokol Hoxhës. Përdori identitete të rreme në Britani e SHBA dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

PAS 30 VITESG PARA DREJTËSISË/ Vrau gruan pasi refuzoi të ishte prostitutë dhe eliminoi dy vëllezër, detaje nga arrestimi i Sokol Hoxhës. Përdori identitete të rreme në Britani e SHBA dhe…

17 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shqiptar i dënuar për tre vrasje, i cili kishte arritur të siguronte azil dhe më pas shtetësi britanike duke përdorur identitet të rremë, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara pas gati 30 vitesh në arrati.

Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Sokol Hoxha, i cili sipas autoriteteve amerikane dhe mediave britanike, ishte larguar nga Europa pasi vrau bashkëshorten e tij 19-vjeçare në Belgjikë dhe dy vëllezër në Patos gjatë vitit 1997.

Sipas hetimeve, Hoxha hyri në Britani me identitet të rremë, duke pretenduar se ishte refugjat kosovar. Në këtë mënyrë ai arriti të përfitonte azil dhe më vonë shtetësi britanike.

Pas një hetimi gjashtëvjeçar që përfshiu autoritete në dy kontinente, ai u arrestua në Kettering të shtetit të Ohios.

 

Autoritetet amerikane thanë se Hoxha kishte përdorur për vite me radhë një pseudonim për të fshehur identitetin e tij real dhe kishte hyrë në SHBA në vitin 2012, ku më pas kishte siguruar status të ligjshëm qëndrimi.

Sipas deklaratës së Shërbimit të Marshallëve, rasti tregon se bashkëpunimi ndërkombëtar mes agjencive ligjzbatuese mund të çojë në arrestimin e të arratisurve edhe pas dekadash.

Mediat britanike raportojnë se Hoxha ishte subjekt i dy njoftimeve të Interpol për tre vrasjet.

Ai ishte dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e dyfishtë në Patos, ndërsa dyshohet se kishte vrarë bashkëshorten e tij pasi ajo refuzoi të prostituohej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARM PËR EKSPLOZIV NË KORÇË/ Forcat xheniere në vendngjarje
Previous article OPOZITA BASHKOI VOTAT PËR REZOLUTËN MBI ANËTARËSIMIN NË BE/ Rama thumbon PD-në: E kuptuan që procesi është i pandalshëm dhe bllokimi s’ekziston

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT