• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OPOZITA BASHKOI VOTAT PËR REZOLUTËN MBI ANËTARËSIMIN NË BE/ Rama thumbon PD-në: E kuptuan që procesi është i pandalshëm dhe bllokimi s’ekziston
Home
Politikë

OPOZITA BASHKOI VOTAT PËR REZOLUTËN MBI ANËTARËSIMIN NË BE/ Rama thumbon PD-në: E kuptuan që procesi është i pandalshëm dhe bllokimi s’ekziston

17 May, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “Flasim”, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvend, ku rezoluta e lidhur me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian u votua me mbështetjen e shumicës dhe opozitës.

Rama e cilësoi këtë si një zhvillim pozitiv, duke theksuar se bashkimi i forcave politike për çështjen e integrimit europian është i mirëpritur dhe duhet të ndodhë më shpesh. Sipas kryeministrit, procesi i integrimit në BE është i pandalshëm dhe së shpejti pritet avancim i mëtejshëm në hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave, ndërsa shtoi me ironi se këtë tashmë e ka kuptuar dhe opozita.

Ai përfundoi duke u shprehur se çdo bashkim politik në këtë drejtim është një sinjal i mirë për ecurinë e vendit në rrugën drejt BE-së, duke e quajtur atë “varkën e Shqipërisë europiane”.

“Shënimi i fundit është për diçka të mirëseardhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku befasisht, por e përsëris pozitivisht, forcat opozitare të Kuvendit të Shqipërisë u bashkuan me shumicën qeverisëse për një rezolutë të lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Më vjen mirë realisht që ndodhi diçka e tillë. Do të ishte mirë të ndodhte vazhdimisht kur flasim për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe një herë e vetme, prapë se prapë, është një herë me vlerën e vet dhe më vjen mirë po ashtu që, me sa unë kuptoj, e kanë kuptuar që procesi është i pandalshëm, që bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston, që së shpejti do të vijë edhe lajmi i ri dhe i mirë, si të gjitha lajmet për hapjen e kapitujve, të kapërcimit në fazën tjetër të procesit dhe do të hapet edhe rruga për fillimin e mbylljes së kapitujve të negociatave. Kështu që bashkimi, sado i befasishëm dhe sado i ngutur në “varkën e Shqipërisë europiane”, ku ne jemi aty prej kohësh dhe ku vendin e kanë gjithmonë aty, është plotësisht i mirëseardhur”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 30 VITESG PARA DREJTËSISË/ Vrau gruan pasi refuzoi të ishte prostitutë dhe eliminoi dy vëllezër, detaje nga arrestimi i Sokol Hoxhës. Përdori identitete të rreme në Britani e SHBA dhe…
Previous article VIDEOLAJM/ Digjen 3 makina pranë Postës Shqiptare në Tiranë, kamerat e sigurisë…

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe Politikë

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend Politikë

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT